• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Ç’mund të na mësojnë mitet greke, se si të përballemi me krizën aktuale

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Ç’mund të na mësojnë mitet greke, se si të përballemi me krizën aktuale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nga Charlotte Higgins

Në fundin e vitit 2020, ndërsa isha në fundin e përmbledhjes mbi mitet e Greqisë së Lashtë, po redaktoja versionin tim të historisë së Faitonit. Burimi ishte poema e famshme epike e Ovidit mbi transformimet, “Metamorfozat”. Faitoni është djali i perëndisë së diellit, Helios, i cili udhëton çdo ditë me qerren e tij flakëruese nëpër qiell.

Por Faitoni nuk e ka takuar kurrë babanë e tij. Ai jeton me nënën e tij në errësirë, ​dhe miqtë e tij tallen me pretendimin e tij se është djali i një hyjnie. Për këtë arsye, Faitoni niset në kërkim të Helios. Kur takohen më në fund me njëri-tjetrin, ky i fundit i premton të birit një dhuratë, gjithçka që ai dëshironte.

“Unë dua ta ngas qerren tuaj nëpër qiell, vetëm për një ditë”- i thotë Faitoni. Helios tmerrohet nga kjo ide dhe përpiqet që ta bindë më kot Faitoni të heqë dorë nga një dëshirë të tillë.

Pasoja ishte sigurisht tragjike. Një djalë i zakonshëm nuk kishte asnjë shans të kontrollonte kuajt e perëndisë së diellit.

Ndaj karroca u kthyer me egërsi drejt Tokës. Të mbjellat u dogjën, lumenjtë u thanë, pyjet në male u dogjën dhe njerëzit mbeten të uritur. Në fund, ishte Gaia, vetë perëndesha shekullore e Tokës  ajo që e tharë dhe e lodhur, thërret për ndihmë.

Mbreti i perëndive Zeusi, e dëgjon atë dhe dërgon një rrufe për të vrarë djalin dhe për të ndalur udhëtimin e tij. Në atë kohë, nuk më duhej që të sforcohesha për ta imagjinuar atë që po përshkruante poeti.

Gjithçka që duhej të bëja ishte të shihja lajmet që vinin nga Kalifornia, ku qielli ishte ngjyrosur në portokalli dhe ngjyrë të zezë nga flakët dhe tymi i zjarreve të mëdha.

Cilësia e veçantë e miteve është aftësia e tyre për të na dërguar sinjale nga një e kaluar e thellë dhe e pakuptueshme. Por këto sinjale janë aty për t’u lexuar në të tashmen tonë, dhe leximi i çdo momenti është i ndryshëm. Historia e Faitoni është lexuar prej kohësh si një fabul e arrogancës dhe marrëzisë rinore.

Kur e lexova për herë të parë, shumë vite më parë, e interpretova mitin si përshkrimin e njëdjali të dëshpëruar për dashurinë e babait që i mungonte. Por kohët e fundit, më është dukur pashmangshmërisht e qartë se ky mit duhet lexuar përmes një lenteje ekologjike.

Pra miti flet në thelb për një njeri që është aq i verbuar nga dëshirat e tij të vogla, saqë është i verbër ndaj dëmit të tmerrshëm mjedisor që po shkakton. “Historia flet gjithmonë për të djeshmen, miti vlen edhe për të tashmen”- shkroi kohët e fundit romancieri Pat Barker. Puna e historiografisë është të lokalizojë ngjarjet në kohë, me të gjithë specifikën e tyre.

Nga ana tjetër mitet janë të paqëndrueshme, pikërisht për t’u rilexuar, rishkruar dhe ri–interpretuar. Nuk ka versione kanonike të miteve greke. Për shembull historitë e poemave homerike “Iliada” dhe “Odisea”, janë nga natyra e tyre të papastra, të përbëra nga gjurmë historish të shumta të treguara dhe të ritreguara nga rapsodët udhëtarë që i kënduan dhe ia përshtatën audiencës së tyre në Greqinë e lashtë, shumë kohë përpara se të shkruheshin versionet e tyre.

Kjo është e vërtetë për të gjitha mitet klasike. Nuk ka asnjë version “të duhur” të asnjërës prej tyre. Kështu është Medea që vret fëmijët e saj (në dramën e Euripidit). Por është një tjetër Medea që nuk i vret fëmijët e saj (falë një sërë tragjedish të tjera që kanë mbijetuar deri në ditët tona në fragmente).

Është Helena që shkon në Trojë (falë Homerit). Por ka një tjetër Helenë që nuk shkon në Trojë (falë Euripidit). Historitë kundërshtojnë njëra-tjetrën. Por janë që të gjitha mite greke. Dramaturgë e Athinës të shekullit V Para Erës Sonë– Eskili, Sofokliu dhe Euripidi – përdorën materiale mitike, shpesh me ekzagjerime të mëdha të momenteve ose skenave në epikat e Homerit, për të trajtuar politikën e kohës së tyre.

Kur ne i rivëmë në skenë këto shfaqje edhe sot e kësaj dite, ne jemi dukë bërë diçka të ngjashme. Kjo do të thotë, që ne po përdorim thjerrën e mendimit të Euripidit për histori të largëta të paimagjinueshme të shumë kohëve më parë, që të na ndihmojnë të kuptojmë të tashmen tonë.

Atëherë çfarë mund të na thotë mitologjia greke për krizën më të madhe aktuale:pandeminë e Covid-19? Verën e kaluar – gjatë një pauze midis valëve goditëse të Covid-19, kur teatrot mund të hapeshin – Teatri Kombëtar në Londër vuri në skenë dramën “Filokteti” të Sofokliut përshtatur nga poeti Kae Tempest.

Ajo është një dramë që nuk shfaqet shpesh në Britani, ndoshta për shkak të historisë së saj mjaft të veçantë. Personazhi kryesor është një harkëtar. Për shkak të njërës këmbë të plagosur rëndë, erës së keqe me të cilën i neverit shokët e tij në ushtrinë greke, ai braktiset në ishullin Lemnos, ndërsa vetë ata ishin pjesë e rrethimit të Trojës.

Një dekadë më vonë, grekët e kuptojnë se tek e fundit kanë nevojë për ish-shokun e tyre. Një profeci e një orakulli u tha atyre se duhet harku i tij që të pushtohet Troja. Kështu dy ushtarë, Odiseu dhe Neoptolemi, u nisën për të bindur Filoktetin që të rikthehej me ta në Trojë.

Problemi ishte se ai nuk dëshironte të shkonte. Është një dramë që ka shumë për të thënë mbi dëmin moral, dhe gërryerjen e ndjenjës të së drejtës apo së gabuarës nën ndikimin e konfliktit. Në kuadrin e pandemisë aktuale ajo ishte më aktuale se kurrë, për të përçuar shqetësimet e mëdha fizike dhe kostot e izolimit.

Ndoshta më e rëndësishmja, kjo dramë dukej se ofronte një paralajmërim se rikthimi në “normalitet” nuk është aq i lehtë sa mund të duket në pamje të parë. Udhëheqja politike, presidentët dhe kryeministrat janë testuar në luftën e tyre kundër Covid-19, dhe disa u panë se ishin shumë dobët.

Epidemitë, ose më saktë në gjuhën poetike “murtajat”, krijojnë kushtet për dy histori të rëndësishme mitike:“Iliadën”e Homerit dhe “Edipi Tiran”i Sofokliut. Që në rreshtat e parë të “Iliadës”, poeti pyet në mënyrë retorike: Çfarë e shkaktoi zemërimin e heroit Akil? Përgjigja ishte perëndia Apollon, ai që dërgoi një sëmundje për të vrarë trupat greke.

Pse? Sepse ajo ishte një përgjigje ndaj një lutje nga njëri prej priftërinjve të tij, vajza e të cilit ishte kapur dhe skllavëruar nga Agamemnoni, udhëheqësi i grekëve. Në fund Agamemnoni pranoi t’ia kthejë gruan, por ai do të rrëmbejë për kompensim robinën e Akilit, Briseidën, akt që e zemëroi Akilin dhe solli bojkotin e tij të gjatë ndaj luftës për Trojën.

Përpjekja për të zbuluar shkakun e një epidemie, është ajo që përcakton edhe veprimin në dramën “Edipi Tiran”. Në nisje të saj, një delegacion qytetarësh i luten mbretit Edip të Tebës që të bëjë diçka për sëmundjen e tmerrshme që po përhapej në qytet.

Edipi premton se do ta zbulojë shkakun, dhe ky hetim është fokusi kryesor i dramës, qëpërfundon me zbulimin e tmerrshëm -apo diagnozën e Edipit – se ai pa e ditur ishte martuarme nënën e tij dhe kishte vrarë babanë e tij. Siç u pa, vetë Edipi është burimi i korrupsionitmoral, shkaku i rënies së epidemisë.

Unë do të doja të mendoja se shumica prej nesh nuk besojnë më se epidemitë janë njëndëshkim hyjnor për ndonjë lloj njolle morale (edhe pse pati shumë njerëz që u përpoqën ta pretendonin këtë gjatë epidemisë së SIDA-s në vitet 1980–1990).

Ajo që është interesante për këto epidemi mitike, në raport me atë aktuale, është ajo që zbulojnë për personazhet e udhëheqësve politikë, Agamemnonit dhe Edipit. Agamemnoni sillet me arrogancë dhe mendjemadhësi të vazhdueshme, duke humbur besimin e luftëtarit të tij më të mirë Akilit, dhe duke i çuar grekët drejt një katastrofe ushtarake.

Me gjithë zgjuarsinë e tij, Edipi zbulon shkakun e epidemisë gjatë rrjedhës së ngjarjeve në këtë dramë. Por edhe gjatë kohës që ai u përgjigjet nënshtetasve të dëshpëruar të mbretërisësë tij që në momentet e para të shfaqjes, vetëbesimi tij i lartë është më se i dukshëm. Ai është kaq i zgjuar. E megjithatë, është kaq i verbër ndaj asaj që po ndodh. / “Time” – Bota.al

Pas

Lajm i mirë për policët dhe familjarët e tyre, Gledis Nano nënshkruan marrëveshjen e re

Para

Rriten tensionet/ Çfarë do të bëjë Nato, nëse Rusia pushton Ukrainën? Stoltenberg zbulon vendimin e papritur

Para
Rriten tensionet/ Çfarë do të bëjë Nato, nëse Rusia pushton Ukrainën? Stoltenberg zbulon vendimin e papritur

Rriten tensionet/ Çfarë do të bëjë Nato, nëse Rusia pushton Ukrainën? Stoltenberg zbulon vendimin e papritur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar