• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Berisha mund të bëjë koalicion me LSI” Agron Duka zbulon prapaskenat e zgjedhjeve të pjesshme lokale

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Berisha mund të bëjë koalicion me LSI” Agron Duka zbulon prapaskenat e zgjedhjeve të pjesshme lokale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryetari i Partisë Agrare Agron Duka ka folur për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në këtë proces pritet që PD të hyjë e ndarë, ndërkohë që aleatët janë ende në mëdyshje nëse duhet të bashkëpunojnë me Berishën apo me Bashën.

“Është e vërtetë që PD garon në një moment të vështirë, ndoshta nuk do të ishte momenti më i mirë për të garuar për arsye të konfliktit që kanë dy grupet e PD-së. Në këto kushte ne kemi vendosur të mos bëjmë aleancë me asnjë nga grupet. Në qopftë se ne do të bëjmë aleancë me një prej tyre ne do ti shërbejmë ndarjes dhe jo bashkimit të së djathtës, Kemi vazhduar me shpresën se të gjithë aktorët do të binden për të nxjerrë një kandidat të përbashkët.

Nëse do të dalim me dy kandidatura kjo do të jetë në favor të kundërshtarit politik. Shpresat janë të vakëta për të arritur një konsensus. Në keto kushte PAA ka vendosur të mbështes një kandidaturë që është më e pëlqyeshme për qytetarët sipas kontakteve që kemi ne me bazën. Kjo mund ti përkasi në një bashki grupit të rithemelimit apo në një bashki tjetër Partisë Demokratike. Kjo është zgjidhja e vetme që mendojmë se mund të shërbejmë për të fituar ndonjë nga bashkitë”,  u shpreh Duka.

I pyetur nëse kjo zgjidhje do të krijonte konfuzion te mbështetësit e PAA-së, ai tha se maksimumi që mund të bëjnë sot aleatët e PD-së është që të mos nxisin përçarjen.

“Nuk besoj se krijon konfuzion, konfuzionin e kanë krijuar vet këta me këtë lloj ndarje. Ne po orientohemi drejt kandidaturës më të mirë sipas konceptit tonë. Ajo që mund të bëjmë ne aleatët e vegjël është të mundohemi që sëbashku të jemi në kohezion në përkrahjen e një kandidature.

Duke bërë një vlerësim objektiv, ne aleatët, ku është kontributi që ne mund të japin. Kjo politikisht nuk bën sens sepse sepse ne nuk bëjmë aleance parazgjedhore me asnjë nga kandidatët por mendoj se është më e arsyeshme për të çuar drejt fitores. Zgjedhjet vendore kanë nje specifik, kandidati ka nje peshe me te madhe sesa vetë partia në shumë raste”, vijoi Duka

Kreu i PAA tha se ka pasur kontakt qoftë me grupin e Rithemelimit, qoftë me PDnë zyrtare të Lulzim Bashës.

“Ne kemi ftese nga të dyja palët dhe kemi mendur të mbajme këtë qëndrim. Per sa i perket siglës grupi i rithemelimit duket se e ka gjetur rrugën sepse mund të bëjë nje aleance me LSI, ndërkohë edhe z.Ndoka ka shprehur vullnetin për të bashkëpunuar dhe mesa di janë në kontakte të vazhdueshme me grupin e rithemelimit.

Besoj se ka edhe parti të tjera të vogla që mund te mos jenë parlamentare që mund ti bashkohen komisionit te rithemelimit dhe ata mund të bëjnë nje koalicon dhe ti vënë një emër. Një mënyrë tjetër është që ata të dalin me kandidatë të pavarur, por rruga më e mirë mbetet ajo e koalicionit, pasi të bën më komod në garë”.

I pyetur nëse ka shanse opozita që të fitojë ndonjërën prej bashkive, nëse hyn e ndarë në garë, Duka u shpreh pesimist.

“Duke hyrë opozita e përçare une besoj se është shumë e vështirë. Kundështari politik është unison është edhe në pushtet. Në keto kushte është e veshtirë por jo e pamundur. Në Shkodër që është bashki e djathtë mendoj se ndonjëri nga grupet do të mund të siguroj më shumë vota se maxhoranca”, përfundoi Duka.

Pas

“Urojmë të mos kemi surpriza” A do të rinisë nesër shkolla? Ja si përgjigjet ministrja Kushi

Para

“Ishte rastësi” Tatimet u përdorën politikisht për të sulmuar Dukën? Deklarata e ministres Ibrahimaj

Para
“Ishte rastësi” Tatimet u përdorën politikisht për të sulmuar Dukën? Deklarata e ministres Ibrahimaj

“Ishte rastësi” Tatimet u përdorën politikisht për të sulmuar Dukën? Deklarata e ministres Ibrahimaj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar