• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zvicra, masa të reja për hyrjen në vend, MEPJ: Nga 4 dhjetori ja çfarë ndodh

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Zvicra, masa të reja për hyrjen në vend, MEPJ: Nga 4 dhjetori ja çfarë ndodh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Zvicra ka vendosur masa të reja anti-covid, sa i përket hyrjes në vend.

Duke nisur nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar apo janë shëruar nga koronavirusi, duhet të testohen paraprakisht.

Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.

Këto janë rregullat e vendosura nga qeveria e Zvicrës, për të kufizuar përhapjen e pandemisë së Covid-19.

 

 

Çfarë duhet të keni gati përveç testit PCR kur hyni në Zvicër?

Qeveria Federale kërkon që me rastin e hyrjes në vend të tregoni një formular të plotësuar udhëtimi.
“Të dhënat e kontaktit janë të rëndësishme nëse njerëzit duhet të informohen për një rast pozitiv në mjedisin e tyre,” thuhet në një fletëpalosje të publikuar nga BAG. Të gjithë personat mbi 16 vjeç i nënshtrohen rregullores së re, shkruan 20minuten.ch. Detyrimi pra vlen si për turistët ashtu dhe për qytetarët zviceranë që kthehen në vend. Për më tepër, do të jenë vetë udhëtarët që do t`i paguajnë shpenzimet.

Cilat përjashtime lejohen nga rregulli i testimit?
Ekzistojnë përjashtime për udhëtarët ndërkufitarë dhe për njerëzit që vijnë nga rajonet kufitare me Zvicrën. Ata nuk kanë nevojë të tregojnë test dhe as formular kontakti.

Kush e bën kontrollimin e testit të detyrueshëm?
Në rastin e udhëtimeve ajrore, tashmë ekziston një detyrim për të kontrolluar ata që hipin në aeroplan. Kompanitë ajrore janë përgjegjëse për këtë, transmeton albinfo.ch. “Ndërsa kur hyni me mjete të tjera transporti (tokësor) kryhen kontrolle të rastësishme në kufi për të përcaktuar nëse keni test negativ”, thuhet në fletëpalosjen federale.

Por pas hyrjes, kantonet mund të përdorin formularin e hyrjes për të kontrolluar nëse testi është kryer. “Në të njëjtën kohë, të gjitha hotelet dhe pronarët e shtëpive të pushimit janë të detyruar të kontrollojnë klientët nëse kanë test negativ ose jo.

Po sikur të mos e kem bërë testin?
Në këtë rast, autoritetet mund të vendosin gjobën e cila kushton 200 franga. “Edhe pas gjobës, personi i prekur duhet gjithashtu të testohet menjëherë pas hyrjes në vend dhe të informojë kantonin”, shkruan Qeveria Federale në udhëzimet e saj.

Pas

Zbuloni çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk konsumoni vaktin e mëngjesit

Para

Jo vetëm njerëzit, edhe dy hipopotamë rezultuan pozitivë me virus

Para
Jo vetëm njerëzit, edhe dy hipopotamë rezultuan pozitivë me virus

Jo vetëm njerëzit, edhe dy hipopotamë rezultuan pozitivë me virus

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

nga Fast News
13:28 | 15/09/2025
0

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

nga Fast News
13:20 | 15/09/2025
0

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Recent News

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

13:28 | 15/09/2025
“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

13:20 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar