Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 3109 testime nga C OVID19.
Nga të cilat kanë rezultuar pozitive 325 qytetarë në këto bashki:
130 në Tiranë, 30 në Durrës, 24 në Fier, 12 në Elbasan, 10 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Kavajë, Kamëz, 6 në Kuçovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Lushnje, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Korçë, Përmet, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Shijak, Vorë, Klos, Gjirokastër, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 1 qytetar në Belsh, Dimal, Maliq, Delvinë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Patos, Roskovec, Dibër, Rrogozhinë, Krujë, Mirditë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.
Deri në këto momente, në të gjithë vendin tonë rezultojnë pozitivë me Covid-19 5 333 pacientë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Ndërsa në 24 orët e fundit kanë humbur jetë 3 persona:
Një qytetar nga Fieri 75 vjeç, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç.
Janë shëruar 355 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,055 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 325
Të shëruar në 24 orë 355
Të shtruar në spitale 139
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3109
Testime totale 1,436,371
Raste pozitive 205,549
Raste të shëruara 197,055
Raste Aktive 5333
Humbje jete 3,161
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2478
Fier 622
Gjirokastër 421
Shkodër 355
Durrës 324
Elbasan 287
Berat 252
Vlorë 220
Lezhë 129
Korçë 122
Kukës 65
Dibër 58