Me ca rregulla të thjeshta, që mund t’i kishit zbatuar çdo vit, por meqë s’e keni bërë, filloni këtë 1 janar.
Mbani shënim shpenzimet
Mund të duket si diçka e mërzitshme por në fund do të habiteni me faktin se sa shpenzime të kota bëni ndonjëherë. Të mbash shënim shpenzimet do t’ju ndihmojë të jeni më të vetdijshëm se ku shkojnë paratë tuaja.
Zbatoni rregullin e 48 orëve
Të gjithë e kemi bërë: të blesh një gjë në euforinë e momentit e më pas të pendohesh kur e sjell në shtëpi. Për të parandaluar ndjenjën e pendesës pas blerjes, jepini vetes 48 orë për të reflektuar. Nëse kur keni dalë nga dyqani do të mendoni se nuk ia vlen të ktheheni prap për ta blerë artikullin që i kishit vënë syrin, me shumë mundësi nuk do të pendoheni që nuk e bletë.
Filloni të kurseni nga pak
Pse të stresoheni në përiudhat e shpenzimeve të mëdha kur mund të planifikoni? Për shembull mund të filloni të kurseni që tani, nga pak çdo muaj për të siguruar paratë e pushimeve verore. Llogaritni sa mendoni të shpenzoni dhe sa para do t’ju duhet të kurseni çdo muaj për ta arritur këtë. Shënim edhe këto.
Mbajini paratë në bankë
Hapni një llogari kursimi veç asaj ku ju merrni pagën për të krijuar një hendek midis parave që shpenzoni çdo ditë dhe kursimeve. Dhe duke qenë se kalimi i parave nga llohgaria e kursimit në atë rrjedhëse zakonisht kërkon pak kohë, kjo mund t’ju ndihmojë për të frenuar blerjet impulsive.
Kërkoni atë që doni
Është e habitshme se sa shumë gjëra në jetë janë të negociueshme. Filloni të bëni pazare për blerje të ndryshme, me praktikë do të përmirësoheni.
Flisni për paratë
Nëse jeni si shumica e njerëzve, më mirë do të flisnit për takimin tek gjinekologu sesa për paratë. Mos iu shmangni bisedave të tilla. Nëse shoqja juaj do ta dinte se ju po mundoheni të kurseni, ndoshta nuk do ju ftonte çdo ditë për të pirë koktejle. Nëse i dashuri juaj do ta dinte se po përpiqeni të krijoni një fond emergjencash, ndoshta do t’’ju ndihmonte me ide sesi mund ta bëni këtë.anabel