• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Si s’të vjen zor mo?” Pasi u vaksinua, Rama përplaset keq me gazetarët (VIDEO)

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Si s’të vjen zor mo?” Pasi u vaksinua, Rama përplaset keq me gazetarët (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të enjte kryeministri Edi Rama u paraqit në ambientet e “Arenës Kombëtare” për të marrë dozën e tretë të vaksinës anti- C OVID19.

Pas injektimit, ai tha se do të ketë kufizime për personat që nuk vaksinohen.





Kritika lëshoi ndaj atyre që janë skeptikë ndaj vaksinimit. Po ashtu, u përplas me gazetarët teksa u prekën çështje si mospajisja me “Green Pass” natyror e personave të shëruar nga Covid-i, përballja me një gjendjt të rëndë shëndetësore të personave që e kanë kaluar koronavirusin edhe pse të vaksinuar, apo shpenzimet e kripura mjekësore për përballimin e sëmundjes.

Rama iu drejtua gazetarëve me fjalët: “si s’të vjen zorr mo”, apo “kjo është injoranca”.

Intervista

Min 10:45

….

Gazetari: … Shtetet që ju sapo përmendët njohin imunitetin natyror po aq sa vaksina. Pra “Grenn Pass” natyror. Pasi ti kalon Covid-in, për 6 muaj njihet imuniteti natyror. Ndërkohë qeveria juaj e njeh këtë vetëm në hyrje të doganave shqiptare, pse nuk e njihni ju imunitetin natyror?

Rama: Dakort kjo është ajo që njeh gjithë BE-ja. Dhe kjo ka të bëjë me shërimin. Unë po flas për vaksinimin dhe po flas për kartën e gjelbër të vaksinimit. Mos ngatërro dynjanë të lutem shumë.

Gazetari: Unë po ngatërroj dynjanë?!

Rama: Ju përgjigja pyetjes nuk përjashtova. Unë po flas për ata që janë të pavaksinuar që të vaksinohen. Pastaj ça përmban vendimi nuk diskutohet, ne nuk vëmë në diskutim vendimin. Për ça po debatojmë?!

Gazetari: Ju po diskriminoni shtetasit shqiptar. Nuk i pajisni me “Green Pass” natyror pas kalimit të Covid-it. Ja njihni vetëm qytetarëve që hyjnë në pikat doganore shqiptare. Ky është vendimi i lëshuar nga zonja (ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, që ishte krah Ramës) në 30 Gusht 2021.

Rama: Ka ndonjë pyetje tjetër?

Një gazetare e pyeti për deklaratat e mjekëve në spitalin e Korçës se nuk kanë marrë dëmshpërblimet e premtuara nga vetë Rama dhe Manastliu.

Kryeministri zgjodhi ti mos përgjigjet: Ka ndonjë pyetje për vaksinimin?

“Kur do vijë momenti që Shqipëria të bëhet si Italia, Franca apo shtetet e tjera që cituat ju, që do të thotë pa vaksinë s’mund të hyhet në universitet, institucione publike, private, qoftë edhe në lokal”, u pyet kryeministri.

Rama: Këtë nuk e vendos unë, këtë nuk e vendos qeveria. Këtë e vendos komiteti. Në nuk do marrim vendime politike vetë. Dhe ajo që po përpiqem t’iu them është mos bëni konfuzion, sepse po flasim këtu për këtë. Prandaj zotëri mos bëj konfuzion. Nuk e përjashtoj njeri atë që the ti.

Gazetari: Nuk bëj konfuzion fare. E keni përjashtuar, nuk i pajisni.

Rama: … Sepse krijon konfuzion po të them dhe njëherë tjetër.

Gazetari: Unë jam nga ata që e kam kaluar dy herë (Covid-in), ju nuk më keni pajisur. Keni diskriminuar një qytetar shqiptar.

Rama: O zotëri, mos krijo konfuzion të lutem shumë po flasim për ata që duhet të vaksinohemi. Për të tjerët është vendimi, është i qartë edhe këtë diskriminimin tënd mund ta sqarojmë kollaj fare dhe s’ka nevojë të krijojmë konfuzion se kështu krijohet konfuzion.

Gazetari: Jo s’krijohet konfuzion fare

Rama: Krijohet konfuzion po ta them prapë. Këtu jemi për vaksinimin dhe po flasim për vaksinimin. Nuk po flasim për konfuzionin. Kur të flasim për çështje të tjera urdhëro fol. Nuk ka asnjë problem. Unë nuk e përjashtova atë. Unë thashë që në Shqipëri ne po përballemi me pallavrat e internetit dhe që flasin për konspiracione botërore, flasin për skema shfarosjeje të pensionistëve, flasin për një forcë të errët të kësaj natyre dhe që janë të rrezikshme sepse këtu luhet me jetën. Prandaj zotëri kur flasim për këto të jemi bashkë. Kur flasim pastaj për zbatimin e detajuar të gjitha mekanizmave bujrum fol, faleminderit bile që e ngre si problem, po jo këtu dhe jo tani. U vaksinove ti?

Gazetari: E kam kaluar dy herë

Rama: A s’je vaksinuar ti prandaj. Epo mirë vaksinohu se s’do hysh dot nëpër konferenca shtypi.

Gazetari: Nëna ime u vaksinua dhe u sëmur rëndë.

Rama: Si s’të vjen zorr mo, si stë vjen zorr.

Gazetari: Nëna ime u vaksinua dhe u sëmur rëndë zoti Rama.

Rama: Po si s’të vjen zorrr që bën këtë debat këtu.

Gazetari: Kam paguar 1 mln e gjysmë trajtim.

Rama: Si nuk të vjen zorr që bën këtë debat.

Gazetari: Mua të më vijë zorr?! Unë kam kaluar në lëkurë!

Rama: Ja kjo është injoranca dhe kjo është marrëzia e cila bëhet propagandë. Është e thënë dhe e stërthënë vaksina nuk të mbron nga infektimi. Ata që janë të sëmurë rëndë dhe që kanë sëmundje të tjera sigurisht që vaksina mbase nuk arrin dot ti shpëtojë jetën kur goditen në organizmin e tyre, por shikoni shifrat. Sa janë këta? Dhe sa janë ata të cilët janë të vaksinuar dhe të cilët mbrohen në mënyrën më të mirë kur i prek COVID-i, sa janë? Dhe është e turpshme kjo! Kjo është e turpshme, këtu është fjala për jetën e njerëzve. Dhe pikërisht në këtë pikë të gjithë ata që kanë një mikrofon, të gjitha ata që kanë një ekran, një zë duhet të jenë të përgjegjshëm dhe s’mund të bëjnë spektakël me jetën e njerëzve. Ky është thelbi. Dhe kjo që bëni tani dhe ju këtu kush ndërhyri në këtë formë është skandaloze se këtu bëhet fjalë për jetën e njerëzve dhe kaq!

Më tej, kryeministri u largua.

 

Pas

Mori 4000 euro për gradën “Nënkomisar”, si ra në duart e SPAK pedagogu i Akademisë së Sigurisë

Para

10 gjërat që ndryshojnë tek çdokush nga ne, kur humbasim prindërit

Para
10 gjërat që ndryshojnë tek çdokush nga ne, kur humbasim prindërit

10 gjërat që ndryshojnë tek çdokush nga ne, kur humbasim prindërit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar