Katër ditë më parë këngëtari i njohur Flori Mumajesi dhe Anxhelina publikuan videoklipin e tyre, i cili përmban dy hite “Anash x Doja”.
Këto projekte muzikore u pëlqyen nga të gjithë, madje në listë janë dhe personazhet e njohur të skenës, të cilat kanë shprehur mbështetjen e madhe në rrjetet sociale.
Madje edhe juristja Eni Çobani, që ka publikuar në Instastory një foto nga “Shihemi në gjyq” dhe e ka shoqëruar me këngën “Anash”.
Flori e ka ripostuar në profilin e tij, duke i shprehur edhe një kërkesë të veçantë dhe me plot humor për Enin.
“Pupupu shihemi në gjyq. Po munde Zonja Eni një seancë ndërmjetësimi me gjumin dua unë”, ka shkruar ai krahas fotos.