Rreth 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar këtë mesditë në Tiranë brenda ambienteve të një biznesi në zonën e Vaqarrit, që ndodhet afër urrës së Beshirit e merrej me transportin e bananeve.
Ndërhyrja e agjentëve të policisë mësohet të jetë kryer rreth orës 13:00 të ditës së sotme. Efektivë e të dërguartë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë kontrolluar tërësisht kompaninë e transportit dhe kanë gjetur rreth 100 kilogramë kokainë.
Paraprakisht raportohet se janë ndaluar dy persona nga policia, por ende nuk dihen identitetet e tyre apo statusi që kanë në këtë kompani. Pritet të zbardhen detaje dhe mbi origjinën e kokainës e mbi mënyrën se si ajo është futur në Shqipëri e ka shkuar në destinacion, e paprekur.