• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Sa të rrezikuar jemi tani që kushdo mund të ketë të dhënat e ID-së sonë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Sa të rrezikuar jemi tani që kushdo mund të ketë të dhënat e ID-së sonë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Përhapja masive e një databaze me të dhëna mbi pagat e mijëra qytetarëve bëri jo pak bujë në media dhe rrjete sociale, mirëpo teksa një pjesë e mirë u përqendrua te publikimi i rrogave (dhe kjo një shkelje e ligjit), problemi është edhe më i thellë.

Siç mund ta keni parë, dokumenti përfshinte të dhëna personale për qytetarët – pozicioni dhe vendi i punës dhe mbi të gjitha numri i identifikimit kombëtar i cili shfaqet në letërnjoftimet dhe pasaportat biometrike. Numri i ID-së është një e dhënë private që duhet të mbrohet.

Cilat janë të dhënat personale?

Sipas ligjit për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, “të dhëna personale” është çdo informacion për një person fizik, i cili është i identifikuar ose i identifikueshëm. Elementet, me të cilat realizohet identifikimi i një personi, drejtpërdrejt apo tërthorazi, janë numrat e identitetit ose faktorë të tjerë të veçantë fizikë, psikologjikë, ekonomikë, socialë, kulturorë etj.

Numri i ID-së gjenerohet nga Shërbimi i Gjendjes Civile, i cili mund t’ia japë këtë të dhënë një institucioni tjetër publik (për shembull e-Albania apo policisë) për çdo nevojë të shërbimit publik apo të shërbimeve të sigurisë kombëtare, mirëpo asnjë institucion publik nuk lejohet që këto të dhëna t’ua japë organizatave të çfarëdoshme apo individëve. Të dhënat janë marrë nga një burim zyrtar, i cili kishte për detyrë që t’i ruante.

Nga çfarë rrezikohemi?

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale shkruan në një dokument mbi vjedhjen e identitetit: “Dokumentet e identitetit të tilla si karta e identitetit dhe patenta e shoferit janë veçanërisht tërheqëse për hajdutët e identitetit. Kjo për shkak se një hajdut i identitetit mund të përdorë këto si identitet të rremë, ose si një burim për të gjetur më shumë informacion rreth jush.”

Vjedhja e identitetit është krimi nga i cili kushdo mund të ndihet i rrezikuar në rast se e ka gjetur emrin e tij te databaza që qarkullon prej pak ditësh.

Në një intervistë për Monitor.al në prill të këtij viti, një ekspert i teknologjisë, i cili preferoi të mbetej anonim, tha se Shqipëria është e ekspozuar ndaj mashtrimeve të identitetit.

Ai vuri në dukje se mashtruesit mund të përdorin detajet e identitetit për të hapur llogari bankare, për të marrë kredi në emrin tuaj, për t’u shtirur si ju në jetën e përditshme, mund të përvetësojnë llogaritë tuaja, të aplikojnë për kartë krediti, për ndihma shtetërore dhe marrin gjithashtu dokumente me rëndësi si kontrata telefoni, patenta, dokumente pronësie etj.

Eksperti shtoi: “Një qytetar që nuk ka aplikuar asnjëherë më parë në e-Albania, mund të abuzohet nga dekonspirimi i të dhënave. Me numrin e identifikimit në dispozicion mund të hapet një profil i rremë dhe të përdoret për aplikime ose tërheqje të dokumenteve të ndryshme me rëndësi si hipoteka, certifikata dhe dokumente të tjera.”

Si ta kuptojmë që dikush na ka vjedhur identitetin?

Për fat të keq, në pjesën më të mirë të rasteve, viktima e kupton shumë vonë që i është vjedhur identiteti. Mund të ndodhë ta kuptojë kur gjen një faturë për të paguar gjëra të cilat nuk i ka blerë apo ndalohet nga policia për krime që nuk i ka kryer.

Si veprohet në rastin e dëmeve të shkaktuara nga vjedhja e identitetit?

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale vlerëson se publikimi i të dhënave personale përbën një shkelje të rëndë të lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve të sanksionuara në Kushtetutë.

Ligji për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” përcakton se “çdo person, të cilit i është shkaktuar një dëm, si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale, ka të drejtë t’i kërkojë kompensim kontrolluesit për dëmin e shkaktuar” dhe me kontrollues nënkuptohet çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo njësi tjetër, të cilët, vetëm apo në bashkëpunim me të tjerë, mbajnë, përpunojnë, administrojnë, arkivojnë dhe për këtë shkak kontrollojnë të dhënat personale.anabel

Pas

Kush është mbretërori më ‘inteligjent’ sipas një studimi

Para

Diell dhe temperatura deri në 18 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Para
Diell dhe temperatura deri në 18 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Diell dhe temperatura deri në 18 gradë, njihuni me parashikimin e motit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar