• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rrëfimet e dy të miturave të përdhu nuara pas njohjeve në rrjete sociale

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Rrëfimet e dy të miturave të përdhu nuara pas njohjeve në rrjete sociale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ndonëse e ëma ia lejonte aksesin në rrjetet sociale përmes telefonit të saj e bindur se në këtë mënyrë ajo e kontrollonte, e bija ia kishte dalë të kishte një llogari Instagrami të fshehtë. Ia kishte dalë të komunikonte me një djalë e të fliste me të dhe mbas disa muajve nga bisedat e fshehta, e mitura pranoi që të dalë shëtitje në kodrat e Tiranës ku dhe kreu marrëdhënie.

“E kam njohur këtë djalë para një muaji në Instagram, e kam takuar dy-tre herë fshehtas dhe ai ndaloi e më tha hajde të flasim. Shkuam shëtitje tek kodrat dhe duke ndenjur aty ai m’u afrua, po unë iu largova dhe ai më afrohej më shumë. Më hoqi tutat, atletet dhe filloi të më puthë dhe pa dëshirën time kreu marrëdhënie seksuale me mua”.

Ky është rrëfimi i të miturës (emrin e të cilës Gazeta “Si” e disponon) që u cua në Komisariatin e Policisë numër 6 nga e ëma).

“Kur e pashë që ka bërë këtë veprim e kam shtyrë, kam marrë atletet dhe rrobat dhe jam larguar me vrap në drejtim të shtëpisë”, thotë më tej e mitura.

Policia i thotë Gazetës “Si” se rasti i vajzës u zbulua më pas nga kontrollet që nëna e re kryente në telefonin e saj, ku dhe shikonte se çfare aplikacionesh kishte klikuar dhe shkarkuar e bija. Me mjaft vonesë gruaja ka zbuluar llogarinë në Instagram, me një emër tjetër nga ai që 13-vjeçarja ka në të vërtetë.

“Nuk kisha kohë ta kontrolloja meqënëse vajza përherë më përmendte se shoqet e saj kanë Instagram dhe Tik-Tok. I kisha thënë që do t’i hapte kur të rritej edhe pak. Isha e bindur se vajza kishte rënë dakord dhe e kuptonte çfarë i kisha kërkuar. Në një nga ditët, shoqja e saj erdhi në shtëpi dhe po e pyesja se përse mbante Tik-Tok dhe shoqja e vajzës më tregoi që edhe ime bijë kishte Instagram”, rrëfen e ëma e të miturës.

E shokuar gruaja ka kontrolluar telefonin e saj, por nuk ka gjetur asnjë gjurmë. Mbas kësaj ajo ka shtuar vëmendjen edhe më shumë derisa në krye të një muaji zbuloi llogarinë e fshehtë të 13-vjeçares.

“Kam shkuar në shtëpi dhe i kam kërkuar ta hapë e të më tregojë se me kë komunikonte. Nuk pranoi. E rraha dhe e godita dhe pastaj e hapi. Fliste me një djalë dhe unë e pyeta a ke kryer marrëdhënie me këtë djalë? Vajza qau dhe tha që ai e kishte abuzuar”, rrëfen nëna.

Djali, që sipas çështjes që po hetohet nga Policia e Kombinatit dhe që kreu marrëdhënie me 13-vjecaren, është një adoleshent. Por, 17-vjeçari ka hedhur poshtë faktin që ta ketë zhveshur dhe të këtë kryer marrëdhënie.

“Kam folur gjatë në Instagram dhe disa herë u takuam fshehtas. E lamë për piknik. Do të shëtisnim në këmbë dhe kështu bëmë. Ajo më tha që ishte 18 vjeçe kur u takuam, por edhe kur folëm. Kur shkuam tek kodrat, kur po e puthja e pyeta dhe njëherë për moshën, sepse ajo ka trup si e madhe dhe tha që është 15. Aty e lashë i kërkova të vishej”, justifikohet adoleshenti.

Por policia i thotë Gazetës “Si” se ka administruar bisedat në Instagram ku fëmija komunikon me adoleshentin dhe në asnjë moment ata nuk flasin për moshën.

“Ajo ka hedhur fotografi personale”, tha eksperti i kibernetikës për Gazetën Si, që sakaq theksoi se mbas këtij veprimi hetimor për kqyrjen e bisedave, pritet rezultati nga mjekësia ligjore për të kuptuar nëse është apo jo e defloruar fëmija.

“Ne po përballemi përditë me abuzime që vijnë nga njohjet në rrjetet sociale. Abuzime midis të rinjsh që pasi flasin për një kohë të gjatë vendosin të lidhen apriori. Vajza të reja që krijojnë raporte me burra të martuar dhe në moshë dhe që më pas kuptojnë se janë mashtruar, ose përndiqen prej tyre. Me pak fjalë Facebook, Instagram dhe Tik Tok është bërë një mjedis i pasigurtë. Apelojmë për kujdes dhe vetëm kujdes”, thotë për gazetën Si zyrtari i njësisë kundër krimeve kibernetike, i cili shmang detaje mbi hetimet sensitive, që po kryhen.

I ati i adoleshentes së përdhunuar kërkon mbylljen e hetimeve

Në të njëjtën kohë disa kilometra larg Kombinatit dhe sërish në kryeqytet, pranë Policisë së Kamzës, një gjimnaziste shkoi në polici gjatë javës së kaluar. Edhe ajo u abuzua mbas njohjes përmes Facebook-ut me një 30-vjeçar.

“Flisnim përditë. I dhashë numrin e telefonit dhe i tregova çdo gjë për veten dhe familjen. Edhe ai. U takuam dhe pëlqeheshim. Kemi pirë kafe, por me kujdes të madh, pasi im atë është konservator”, thotë adoleshentja në Policinë e Kamzës.

Në një nga ditët kur po kthehej nga shkolla, i dashuri që e gjeti në Facebook i ndaloi me makinë pranë këmbëve.

“Më tha se do më çonte në shtëpi dhe hipa binte shi”, tregon ajo në dëshminë e saj. Por ka parë që i dashuri nuk po e qarkullonte drejt rrugës së shtëpisë së saj, por në dalje të Kamzës, drejt Fushë Krujës.

“E pyeta se ku po shkonim dhe tha që do linte një porosi. Biseduam gjatë rrugës derisa hapi krahun pranë disa pemëve. Më kërkoi të zbres të shikonim natyrën. Zbrita, por nisa të kisha frikë. Më afroi dhe më përdhunoi”, thotë adoleshentja.

E çuditshmja është, tha policia, se menjeherë sapo është kryer shpallja në kërkim e këtij personi dhe është dërguar për ekspertim llogaria e Facebook nga ku rezulton se ai ka identitet të vërtetë, i ati i vajzës ka kërkuar të mos kryhen hetime.

“Mbase nga frika se çështja bëhet publike dhe kërkon të ruajë jetën e të bijës”, tha një oficer i policisë për Gazetën “Si”. Por, megjithatë përdhunuesi i Facebook është shpallur në kërkim pasi rezuton që vajza është defloruar dhe bisedat e tyre konfirmojnë njohjen mbi njëvjeçare midis tyre.

Po të martuarit dhe moshat e treta pse?

Kur Ardiana, (emër i ndryshuar), nënë e dy fëmijëve, kërkoi divorcin në gjykatë, ajo tha përpara gjyqtares, se burri e tradhtonte. I shoqi me pozitë të fortë ekonomike, qysh pasi e shoqja ia kishte zbuluar dashnoren, e dhunoi 50-vjeçaren dhe e kërcënoi se do ta nxirrte nga shtëpia pa asnjë dyshkë.

“Ai në një çast gjatë gjyqit tregoi fotografitë e udhëtimeve të tyre, midis tyre edhe në Dubai, Itali e Rusi duke i kujtuar “shiko sa mirë të trajtoj”, por gruaja kërkoi divorcin.

“Ai ka krijuar histori paralele dhe kam 8 vite që e përtyp këtë çështje. E ka njohur nga Facebook. Unë kam pasur kohë mëse të mjaftueshme për t’u bindur. Nuk është e lehtë për mua të kërkoj divorcin kur pres që të martoj vajzat e mia që i kam në moshë. Por ideja se bashkëshorti është në kërkim përmes rrjeteve sociale dhe në këtë moshë më rëndon”, deklaroi në gjykatë 50-vjeçarja.

Palët janë ende në proces bëhet me dije nga gjykata për Gazetën “Si”, pasi refuzuan seancën e pajtimit.

“Ka hyrë në një moshë kur duhej të bëhej gati për t’u bërë gjysh, e kuptova jo vetëm nga agjenda, por nisi një ndryshim rrënjësor. Më e frikshmja është që bashkëshorti me të cilin jam martuar që studentë, ka krijuar histori me një të re sa mosha e vajzës sonë”, është rrëfyer për avokaten e saj gruaja që ju desh të bënte dedektivin për mëse një vit, derisa mblodhi prova bindëse për tradhtinë.

Pas

FOTO-LAJM/ Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, pritet shkarkimi i përkrahësit e Berishës

Para

Prej dy orësh i bllokuar, rinis qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Arbrit

Para
Rruga e Arbrit, Rama: Edhe pak dhe ëndrra 100-vjeçare është realitet

Prej dy orësh i bllokuar, rinis qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Arbrit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar