• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ritet satanike, në Shqipëri asnjë kontroll, propagandë dhe instruksione në rrjetet sociale

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Ritet satanike, në Shqipëri asnjë kontroll, propagandë dhe instruksione në rrjetet sociale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në Shqipëri deri më tani 4 persona kanë humbur jetën në rrethana misterioze, ndërsa vetëflijimet në disa raste kanë shtuar dyshimet, por asnjëherë të zbardhura nga policia.

Rasti i parë që tronditi opinionin publik ishte ai i familjes Josufi në Kombinat, ndërsa nga ajo që u publikua në media është se familja po ndiqte një rit vetëflijimi e që më pas do bënte ringjalljen. Nëna dhe vajza e saj humbën jetën, ndërsa vajza tjetër e familjes Josufi u arrit të shpëtohej në gjendje të rëndë.

Ndonëse në atë kohë policia hetoi rastin e nga të dhënat e grumbulluara doli se familja vizitohej nga persona të tjerë të cilët kryenin rite e nuk u identifikuan kurrë, por edhe vetë hetimet nuk arritën në konkluzion se çfarë ndodhi me të vërtetë.

Së fundmi, ritet e më konkretisht ato satanike janë bërë një trend në rrjetet sociale.

“Ka pas një problematikë, janë 4 viktima që dyshohet se kanë rënë viktima të këtyre ritualeve. Këto grupe nuk kanë frikë për asgjë, madje kanë dalë hapur duke përdorur rrjetet sociale. Ju japin instruksione si mund të thërrasin shpirtrat dhe demonët, kjo është shumë e rëndë”, thotë për A2 CNN Ervin Karamuça, profesor i Kriminologjisë në fakultetin e Drejtësisë

“Këto grupe nuk kanë frikë për asgjë, madje kanë dalë hapur duke përdorur rrjetet sociale”, thotë Ervin Karamuça, profesor i Kriminologjisë

Ato kanë arritur deri aty sa të jenë publike nga njëra anë dhe nga ana tjetër të instruktojnë dhe se si të komunikoni me demonët. Një rast është ai i Asmodeus ose “demonit mbret”, që ruajti të gjitha thesaret në ferr.

Pas një përshkrimi të gjatë të demonit të rrethit të 5-të, në faqen në rrjetin social me emrin “Fuqia e Magjisë”, shpjegohet dhe se si mund të kryhet një ritual dhe sendet që nevojiten për ta bërë këtë.

“Kemi një vakum legjislativ deri më tani për t’i dënuar. Shumë shpejt do të ngrihet një grup punë për ritet okulte, mund të parashikohet edhe në kodin penal ndëshkime për këto lloje ritualesh, por ndërkohë këto duket sikur nuk kanë frikë, prandaj i bëj apel që të ketë vigjilencë të lartë nga familjet, që të rinjtë mos të bien pre e këtyre ofertave”, shton profesori.

Pak kohë më parë një 23-vjeçare ndërroi jetë në Tiranë në rrethana misterioze. Në trupin e 23-vjeçares Evgjeni Baxho u gjetën simbole të dyshuara të ritualeve satanike, edhe pse u tha se shkak i vdekjes ishte infeksioni në dhëmballë.

Ndonëse në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dokumentuar të këtyre riteve, fare thjeshtë ato gjenden dhe në rrjete sociale, ndërsa ekspertët apelojnë që organet të hetojnë./a2

Pas

Zaimina Vasjari dhe Genta Ismajli, shtatzëni mes festave e luksit falë burrave të pasur! Çfarë i detyroi këngëtaret të vendosnin familjen para karrierës

Para

Tiranë/ Aksident tek “21 Dhjetori”, një i plagosur

Para
Udhëtonin në një makinë/ Arrestohen dy farmacistë në Tiranë, ja për se akuzohen

Tiranë/ Aksident tek "21 Dhjetori", një i plagosur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar