Mbyllet procesi i votimit të referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës në 107 qendrat e Partisë Demokratike.
Pjesëmarrja ka qenë e lartë, ku demokratët kanë shprehur vullnetn e tyre për largimin e Bashës nga drejtimi i kësaj force politike.
Në degën e PD Berat kanë votuar 524 nga 1943 anëtarë, pra 30%.
Edhe në degën e PD, Skrapar është mbyllur votimi dhe numërimi. Kanë votuar 117 nga 232 anëtarë, 50%.
Nga 117 votues, 116 kanë votuar “pro” shkarkimit të Bashës dhe 1 ka votuar kundër.
Në degën e PD Poliçan kanë votuar 79 anëtrë nga 228 gjithësej duke shënuar 34%.
Në degën e PD Dimal, kanë votuar 110 nga 760 anëtarë, pra 14.4%. Nga 110 votues, kanë votuar 108 “pro” largimit të Bashës,1 ka votuar kundër dhe 1 ka abstenuar.
Në Kukës nga 2084 delegatë të thirrur në referendum morën pjesë 839 anëtarë.
Është mbyllur votimi edhe në Divjakë, ku nga 800 anëtarë në lista kanë votuar gjithsej 364 anëtarë.
Po ashtu procesi i votimit është mbyllur edhe në Bashkinë e Shkodrës. Votimi pritet të jetë në pragun e 50%.
Në degën e PD Kurbin, kanë marë pjesë 1600 votues. Votuan pro shkarkimit 901 anëtar, të pavlefshme 3 anëtar, kundër 8 anëtar.
Në Lezhë nga 3300 anëtarë, kanë votuar 1300. Në Mirditë nga 1100 kanë votuar 500 anëtarë.
Dega e PD Kolonjë, nga 700 anëtarë votuan 404 ‘pro’ shkarkimit të Bashës pas procesit te numërimit nuk ka rezultuar asnje fletë e dëmtuar.
Dega e PD Pogradec, nga 900 votuan 510, 5 kundër, 3 të dëmtuara, 502 ‘pro’ shkarkimit.
Në Sarandë votuan për referendumin 500 nga 850 anëtarë me të drejtë vote.
Në Durrës kanë votuar 4848 anëtarë në rang qarku.
Në Gramsh, nga 706 anëtarët të saj, kanë marrë pjesë 382 anëtarë. Ndërsa në Kuçovë, kanë marrë pjesë në referendum 423 votues nga 984 anëtarë në total.