Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorët e huaj në vendin tonë, në një takim tradicional të fundvitit, ku ndër të tjera, foli edhe për fitoren në mandatin e tretë qeverisës.
Rama shprehet se mandati i tretë ishte i ëmbël dhe i hidhur, pasi sipas tij, nuk ka bërë mjaftueshëm për të shëruar dasitë.
“Besoj se viti i ardhshëm do të jetë kyç, jo vetëm për Shqipërinë por për VBallkanin por edhe për Europën dhe Botën. Perëndimorë ose lindorë,veriuorë dhe jugore. Është themelore që të mos lëmë gjendjen e emergjencës që të na marrë mendjen. Është jetike të mos tërhiqemi nga izolimi. Shqipëria e di më së miri se cila është kostoja e izolimit. Ne mësuam me hir ose pahir. Askush nuk mund ta përballojë vetëm. Jemi të gjithë rishtarë të sfidaVe. Mund të mësojmë nga sukseset dhe dështimet e njëri-tjetrit. Pasojat, siç kemi mësuar nga pandemia, janë të menjëhershme. Dhe pasojat po zgjasin. Teksa përballemi me këtë armik të padukshëm, nuk duhet të bëhemi të padukshëm për njëri-tjetrin. Zor se të qeverisësh një vend të madh, nuk është më e lehtë se sa të qeverisësh një vend më të vogël.
Ajo çka bëjmë tani, do të përcaktojë mbi vitet e tjera nëse do të jenë më të mira ose më të lehta. Si qytetarë të botës, që kemi përgjegjësinë ta bëjmë një vend më të mirë. Dëshira ime për vitin e ri, është të bashkëpunojmë më shumë për të ardhmen. Mandati i tretë më bëri më të përulur,se kurrë karshi njerëzve të Shqipërisë që i dhanë besimin partisë time dhe mua. Më lini të rrëfehem, fitorja ishte njëkohësisht e ëmbëlk dhe e hidhur. Ndjeva se nuk kishim bërë mjaftueshëm për të shëruar dasitë, në një vend që përndiqet nga e shkuara. Ku kundërshtari politik shihet jo si një kundërshtar me të cilin duhet angazhuar, por si një armik për tu shkatërruar. Pas një fitoreje, më përndjek më shumë se asnjëherë më parë, pafuqia e pushtetit për të ecur aq shpejt sa do të duhej me modernizimin e një vendi, i cili humbi aq shumë dekada përmes diktaturës e më pas rrumpallës, varfërisë absolute e më pas korrupsionit, nga shteti njëpartiak e më pas nga keqqeverisja” – tha Rama.