Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Për Merita të Veçanta Civile” Meta dekoron pas vdekjes ish-deputetin Marko Bello dhe Bashkim Ramën

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Për Merita të Veçanta Civile” Meta dekoron pas vdekjes ish-deputetin Marko Bello dhe Bashkim Ramën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta, me propozim të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, vlerësoi me titullin “Për Merita të Veçanta Civile” dy bashkëthemeluesit e këtij Këshilli, personalitete të shquara të diplomacisë tonë:

Ambasadorin Marko Bello (pas vdekjes): “Për merita të veçanta në fushën e diplomacisë, politikës, mësimdhënies gazetarisë, dhe për kontributin e spikatur në procesin e integrimit evropian, duke dëshmuar një përgjegjshmëri të lartë në kryerjen e çdo detyre shtetërore e shoqërore. Bashkëthemelues i Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë, me formim dhe diapazon të gjerë kulturor, intelektual aktiv dhe personalitet i shquar dhe i moderuar në çdo fushë të jetës politike e shoqërore.”;

si dhe Ambasadorin Bashkim Rama (pas vdekjes): “Për merita dhe kontribut të spikatur në fushën e diplomacisë dhe mësimdhënies, duke dëshmuar një përgjegjshmëri të lartë në kryerjen e çdo detyre shtetërore e shoqërore. Bashkëthemelues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, me formim e diapazon të gjerë kulturor, intelektual aktiv dhe personalitet i shquar dhe i moderuar në çdo fushë të jetës politike e shoqërore.”;

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit u shpreh:

“Jemi mbledhur për të nderuar dy kolegë, miq dhe zyrtarë të lartë të shtetit tonë, Ambasadorët Marko Bello dhe Bashkim Rama.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Zoti Marko Bello ka qenë një intelektual mjaft aktiv në shumë fusha. Me një formim dhe diapazon të gjerë kulturor, një personalitet i moderuar në fushën e politikës dhe mjaft bashkëpunues, gjithmonë për interesat kombëtare.

Ai ishte gjithashtu një diplomat me përvojë dhe kompetencë, por njëkohësisht edhe një mësimdhënës me eksperiencë e dije të thella.

Zoti Bello mbante gradën ‘Doktor i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare’ nga Fakulteti i Drejtësisë të Krajovës, Rumani.

Me zotin Marko kemi bashkëpunuar gjithashtu, kur ai ka qenë deputet për tri legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë, ku është shquar për integritetin e lartë, tolerancën dhe konstruktivitetin, po njëkohësisht edhe si ministër për Integrimin Europian dhe ministër Shteti.

Zoti Bello ka qenë Ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe njëkohësisht ka shërbyer edhe si Zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ai ishte një ndër anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Kujtojmë me shumë nderim dhe vlerësojmë zotin Bashkim Rama, për kontributin e tij të spikatur në fushën e diplomacisë dhe të mësimdhënies, ku është dalluar gjithmonë, për shkak të aktivizimit të tij mjaft publik dhe përgjegjshmërisë në kryerjen e detyrave.

Bashkim Rama ka pasur një karrierë të suksesshme në diplomacinë shqiptare, por njëkohësisht edhe si profesor në disa universitete brenda dhe jashtë vendit.

Zoti Rama ka punuar si drejtor i Akademisë Diplomatike, si ekspert në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si Sekretar i Parë i Ambasadës sonë në Gjermani, Kryetar i Delegacionit të Shqipërisë në UNESCO, Ambasador i Shqipërisë në Bullgari, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka qenë një njohës shumë i mirë i çështjeve rajonale dhe një analist në media, si dhe profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, gjeopolitikës dhe diplomacisë, si dhe praktikës diplomatike në disa universitete.

Bashkim Rama ka qenë edhe rektor i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës dhe gjithashtu anëtar i Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë.

Duke falënderuar Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, për punën dhe përkushtimin gjatë këtyre viteve, në mënyrë të veçantë do t’i falënderoja për propozimin e tyre, për të nderuar zotin Marko Bello dhe zotin Bashkim Rama me Titullin: ‘Për Merita të Veçanta Civile’, për kontributin e tyre të spikatur në fushën e diplomacisë, të politikës, të mësimdhënies, duke dëshmuar një përgjegjshmëri të lartë në kryerjen e çdo detyre shtetërore e shoqërore.

Përherë mirënjohës për kontributin e dhënë prej tyre që politika e jashtme e Shqipërisë të jetë e qëndrueshme dhe e besueshme, në shërbim të integritetit europian dhe mbrojtjes të interesave kombëtare.

I përjetshëm qoftë kujtimi tyre!”.

 

Pas

“Do dalin gjëra të tmerrshme” I doli zbuluar paga e ‘çmendur’, reagon për herë të parë Arian Çani

Para

“Jam pa shtëpi” Qytetarja i ankohet Ramës, kryeministri ironizon Bashën: E prisje nga Luli?

Para
“Jam pa shtëpi” Qytetarja i ankohet Ramës, kryeministri ironizon Bashën: E prisje nga Luli?

“Jam pa shtëpi” Qytetarja i ankohet Ramës, kryeministri ironizon Bashën: E prisje nga Luli?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

nga Fast News
12:16 | 16/03/2026
0

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

nga Fast News
11:13 | 16/03/2026
0

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

nga Fast News
11:00 | 16/03/2026
0

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

nga Fast News
10:17 | 16/03/2026
0

Recent News

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

12:16 | 16/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

11:13 | 16/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora