• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Më rrahu bashkë me djemtë” I mori jetën biznesmenit në Laç, zbardhet për herë të parë dëshmia e 22-vjeçarit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Më rrahu bashkë me djemtë” I mori jetën biznesmenit në Laç, zbardhet për herë të parë dëshmia e 22-vjeçarit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Zbardhet dëshmia e të riut Llej Lika që vrau biznesmenin Rakip Roli në Laç.

Para hetuesve 22-vjeçari ka thënë se vrasjen e ka bërë ai, ndërsa theksoi se i ati dhe po ashtu shoku i tij nuk kanë lidhje me ngjarjen e rëndë.

I riu deklaroi ndër të tjera se ekzekutimin e kreu në shenjë hakmarrjeje, pasi viktima dhe djemtë e tij e kishin dhunuar barbarisht më 8 korrik të këtij viti, duke i shkaktuar fraktura të shumta për të cilat ka marrë mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime policore bëjnë me dijë se dy personat e ndaluar janë bashkëpunëtorë në këtë krim. Babë e bir i kanë zënë pritë biznesmenit sapo ai ka dalë nga shtëpia e tij në fshatin Sanxhak të Kurbinit dhe 22-vjeçari ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 55-vjeçarit i cili lëvizte me automjetin e tij të tipit “Audi Q7”.

Pasi është bindur se biznesmeni ka ndërruar jetë, i riu ka shkuar te vendi ku ishte dhunuar me datë 8 korrik nga viktima dhe djemtë e tij duke qëlluar një breshëri në ajër. Shenjë kjo për të treguar se është hakmarrë dhe ka vënë dinjitetin në vend. Më pas i riu mendohet se është marrë nga Klajdi Gjexhaj (Beleshi) dhe kanë lëvizur me një automjet tip “Benz” ngjyrë gri në drejtim të Fushë-Milotit.

Makina tip “Benz-Mercedez” e përdorur në vrasje i përkiste familjes Lika, të cilën e kishin blerë në Fushë-Krujë, duke mos bërë kontratë noteriale, ndërsa në momentin e largimit është fokusuar nga një kamerë sigurie e një biznesi në zonë, duke ndihmuar grupin hetimor që brenda një kohë të shpejtë të bien në gjurmët e autorëve të ngjarjes. Pasi arritën të identifikojnë autorët, blutë u vunë menjëherë në lëvize për kapjen e tyre. Sipas burimeve, për lokalizimin e vendndodhjes së tyre Policia ka përdorur “IMSI Catcher”, për shkak se pas momentit të vrasjes, Llej Lika, babai i tij Skënder Lika dhe shoku i tyre Klajdi Gjexhaj, kanë mbyllur telefonat që kishin pasur në përdorim, duke përdorur numra të tjerë.

Disa biseda të kriptuara nga kjo pajisje, dhanë sinjale se personat ndodheshin në zonën e Fushë-Milotit, duke bërë që Policia e Lezhës dhe Komisariati i Kurbinit të përqendrojnë forcat pikërisht në zonën ku fshiheshin autorët. Ata u gjetën në shtëpinë e një të afërmi të tyre D. G., i cili është proceduar penalisht nga Policia për përkrahje të autoreve të ngjarjes. Ndërkohë, në turrën e druve të banesës së David Gegës është fshehur dhe automatiku. Armën e zjarrit, e cila tashmë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe do t’u nënshtrohet ekzaminimeve në laboratorin e Policisë së Shtetit, e ka treguar vetë Llej Lika, i cili është çuar natën në vendngjarje nga Policia e Lezhës, ku ishte i veshur me jelek antiplumb.

Tre të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli pritet të dalin para Gjykatës së Kurbinit këtë të hënë për t’u njohur me akuzat dhe masën e sigurisë që do të vendoset ndaj tyre. Në drejtim të automjetit luksoz të tipit “AudiQ7”, me të cilin lëvizte i vetëm viktima, u qëllua me breshëri automatiku dhe të paktën 7 plumba e goditën në trup 55-vjeçarin, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa Roli humbi jetën menjëherë sapo u qëllua me breshëri automatiku, automjeti luksoz që drejtonte, ka vazhduar të ecë edhe për rreth 10 metra, duke goditur nga pas një makinë tip “Benz”, që lëvizte në drejtim të Mamurrasit dhe më pas ka përfunduar në një kanal buzë rrugës, ngjitur me murin rrethues të një banese. Pamjet në vendin e ngjarjes tregojnë se automjeti është goditur me breshëri plumbash, veçanërisht në pjesën e xhamit të përparmë në anën e shoferit ku qëndronte Rroli, çka do të thotë se atentati ka qenë i mirorganizuar dhe se autorët kanë pasur dijeni jo vetëm për makinën që drejtonte viktima, por edhe për lëvizjet e tij.

Pas

Nga spitali, Bora Zemani i bën urimin të birit për ditëlindje

Para

Mes tyre 3 deputetë/ PD më e përçarë se kurrë, dërgon në SPAK përfaqësues të lëvizjes “Berisha”

Para
Mes tyre 3 deputetë/ PD më e përçarë  se kurrë, dërgon në SPAK përfaqësues të lëvizjes “Berisha”

Mes tyre 3 deputetë/ PD më e përçarë se kurrë, dërgon në SPAK përfaqësues të lëvizjes “Berisha”

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar