Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga kryetari aktual Lulzim Basha do të marrin pjesë 5259 delegatë.
Lajmin e ka dhënë sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, ku ka konfirmuar se të gjithë ata kanë dhënë firmat.
Gjithashtu numri dy i demokratëve tha se 69% e demokratëve kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha.
“Anëtarët e Kuvendit nuk i kanë hedhur në kosh me përgjegjësinë e tyre kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të PD. Secili prej tyre ka nënshkruar nën prezencën e një zyrtari të partisë formularin. Kësaj thirrje përçarëse nuk i janë përgjigjur duke konfirmuar pjesëmarrje 5259 anëtarë të Kuvendit ose 69% e tyre”, deklaroi Bardhi.