Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim vlerësoi punën e SPAK dhe BKH duke thënë se ata janë tmerri i kriminelëve.
“Uroj SPAK dhe prokurorinë e posaçme. Veprimet flasin më shumë se fjalët. Kemi parë veprime dhe i gjithë vendi është mahnitur dhe të gjithë kanë pritur këtë çast.
BKH dhe prokuroria e posaçme janë këtu për të festuar. Vetëm bashkë mund të keni sukses. Zbulimi dhe hetimi i atyre që kërkojnë të pasurojnë veten.
Ju nxis të punoni me njëri tjetrin për të mbetur të lidhur dhe prokurorët dhe hetuesit të ecin krah për krah.
Viti 2021 ka qenë pika e kthesës, brenda paketës së reformës në drejtësi BKH hap një kapitull të ri. Më shumë ndihmë është nga SHBA
Reforma në drejtësi nuk është e lehtë e shpejtë dhe e përsosur, por ne do të bëjmë përpara, hap pas hapi. Kur të biem do të ngrihemi sërish. E rëndësishme është që të ngrihesh.
SHBA janë të gatshme t’ju mbështesin.
Duhet të jeni krenarë për faktin që tashme jeni duke u bërë heronjtë e fëmijëve dhe tmerri i kriminele. Ata që kishin menduar se kurrë nuk do të kapeshin, atyre ditëve po u vjen fundi”, tha Kim.