• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Janë marrë masat” Nata e ndërrimit të viteve, Manastirliu flet nga Spitali i Traumës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Janë marrë masat” Nata e ndërrimit të viteve, Manastirliu flet nga Spitali i Traumës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi nga Spitali i Traumës se për natën e ndërrimit të viteve dhe ditët në vazhdim janë marrë të gjitha masat që ekipet e bluzave të bardha të jenë në gatishmëri për të përforcuar për çdo emergjencë mjekësore.

“Gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë, ashtu sikurse në të gjitha ditët e vitit, sidomos në këtë vit pandemie. Të gjithë jemi të angazhuar maksimalisht, strukturat e Urgjencës Kombëtare nëpërmjet 127 janë në gatishmëri të plotë, ashtu sikurse edhe njësia e helikopterëve.

Por nga ana tjetër të gjitha spitalet janë të pajisura me të gjitha barnat dhe materialet mjekësore për të përballuar çdo emergjencë gjatë këtyre ditëve të festave. Njësitë e urgjencave në spitale kanë marrë masat për stafet në gatishmëri. Janë të vendosur përveç stafeve të përforcuara, edhe mjekët të cilët janë “on call” që thirren në rastet kur flukset mund të jenë të shtuara”, bëri me dije Manastirliu.

Ministrja Manastirliu apeloi për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë natës së ndërrimit të viteve.
“Ashtu sikurse kanë rekomanduar edhe Komiteti i Ekspertëve për të gjithë qytetarët, duhet të jemi shumë të kujdesshëm që festat të jenë në familjen e vogël. Të jemi të kujdesshëm për arsye të shmangies dhe të kufizimit të përhapjes së virusit, duke festuar me familjen e vogël, por duke garantuar që të jemi të gjithë të shëndetshëm nëpërmjet vaksinimit apo testit depistues në mënyrë që të shmangim qarkullimin e virusit. Nga ana tjetër të gjithë duhet të jemi të sigurt edhe përsa i përket mjediseve që do të frekuentohen, bare apo restorante për të zbatuar protokollet të cilat janë protokolle sigurie përsa i përket kapacitetit të bareve apo restoranteve, ajrosjes, ruajtjes së distancës”, apeloi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu ka falënderuar mjekët për gatishmërinë dhe sakrificën e tyre jo vetëm në natën e ndërrimit të viteve por përgjatë gjithë periudhës së pandemisë ku ata u kanë shërbyer me përkushtim të gjithë qytetarëve në nevojë.



“Shumë faleminderit edhe njëherë ekipit të Spitalit të Traumës. Nëpërmjet jush të gjithë mjekëve, infermierëve, vaksinatorëve, farmacistëve, stomatologëve, të gjithë ekipeve tona të shëndetësisë, të Urgjencës Kombëtare për punën fantastike që bëjnë çdo ditë. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ju”, tha Manastirliu.

Urdhri i gatishmërisë së përforcuar për spitalet gjatë ditëve të festave, i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përcakton forcimin e ekipeve në dispozicion për urgjencën 24/7, nga data 31 Dhjetor deri më 5 Janar;

Sigurimin e medikamenteve dhe materialeve mjekësore të ndihmës së shpejtë të nevojshëm për përballimin e çdo rasti që konsiderohet urgjencë mjekësore;

Sigurimit të gatishmërisë së transportit mjekësor me autambulancë për të sëmurët që kanë nevojë për këtë shërbim apo që u nevojitet referimi për asistencë mjekësore më të specializuar;
Hartimin e listës ë mjekëve të gatishmërisë “on call” për çdo shërbim dhe afishimin e saj në mjediset e urgjencës mjekësore të çdo spitali.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të sigurojë gatishmërinë për të marrë dhe përgjigjur çdo thirrje të ndihmës mjekësore;

Njesia e Transportit Mjekësor me Helikopter ka marrë masat për të siguruar gatishmërinë e helikopterëve mjekësore.

 

Pas

“Duhet hetim urgjent” Klodian Lala ngre alarmin, tregon rrezikun që i kanoset shqiptarëve

Para

“Ka rradhë, nuk ta lajmë dot” Policia zbardh si nisi sherri te lavazhi në Vlorë, që përfundoi me të shtëna

Para
“Ka rradhë, nuk ta lajmë dot” Policia zbardh si nisi sherri te lavazhi në Vlorë, që përfundoi me të shtëna

“Ka rradhë, nuk ta lajmë dot” Policia zbardh si nisi sherri te lavazhi në Vlorë, që përfundoi me të shtëna

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar