Një reklamë për një shtëpi në Indonezi është bërë virale pasi gruaja që e shiste atë, ofroi edhe dorën e saj për martesë.
Wina Lias, u propozon burrave beqarë një ‘ofertë të rrallë’ – ‘kush blen këtë shtëpi, mund t’i kërkojë pronares që të martohet me të’.
Shtëpia me dy dhoma gjumi në Indonezi, e njohur si qendër e artit dhe kulturës japoneze plus gruaja, mund të bëhet e juaja për vetëm 75 mijë dollarë.
Lajmet për ofertën u përhapën shpejt në mesin e përdoruesve të internetit në Indonezi. Wina nuk bënte shaka me publikimin e kësaj shpallje, sepse beson se kjo procedurë është tërësisht ligjore.