Një ditë para Kuvendit Kombëtar të PD, që do të mbahet nesër në stadiumin “Air Albania”, ish-kryeministri Sali Berisha ka dale më një mesazh për delegatët, ku i ka ftuar të gjithë që ti bashkohen kësaj mbledhje të mbajtur nga vetë ai.
“Me këtë mesazh dua t’ju ftoj juve të gjithë delegatëve të Kuvendit të PD që keni firmosur apo jo formularin të jeni nesër të pranishëm dhe të vendosni me votën tuaj të lirë rithemelimin e forcës tonë politike, rikthimin e saj në shtëpinë e lirisë së demorkatëve shqiptarë në një forcë konservatore të shoqërisë tonë, në një forcë të vërtetë opozitare të sigurtë që do udhëheqë revolucionin demokratik, sot në përmbysjen e narkoshtetit shqiptar dhe rikthimin e votës së lirë për anëtarët dhe simpatizantët e PD, rikthimine votës së lirë për shoqërinë shqiptare në tërësi”, deklaroi Berisha.
Në vijim ai shprehet se moti është faktor që nuk varet nga ne, ndaj i sugjeron që të shkojnë të përgatitur me veshjet me të trasha të mundshme.
“Shiu nuk bie në zonën ku do ulen delegatët. Unë ftoj me këtë rast të gjithë ata delegatë të PD, duke përfshirë edhe të themi kryetarin e saj Lulzim Bashën, të gjithë drejtuesit dhe deputetët e PD të vijnë nesër në PD edhe ata që mendojnë ndryshe nga ne. Edhe ata të cilët nuk do vijnë nuk është e thënë që do jenë të përjashtuar në të ardhmen”, tha Berisha.