• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Dorëhiqu dhe rri në PD”, Manjani i bën thirrjen e fortë Bashës: S’ta shpëton dot askush karrierën 

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“As me protesta, e as me revolucione” Manjani tregon mënyrën e vetme për zgjidhjen e krizës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me ngjarjet politike që pritet të ndodhin këtë javë, me në “krye” Kuvendin Kombëtar të PD, më 11  dhjetor të lajmëruar nga ish-kryeministri Berisha.

Manjani shkruan se kreu i PD, Lulzim Basha duhet ë dorëhiqet nga pozicioni i kryetarit, dhe të vazhdojë të kontribuojë si një anëtar dhe deputet i saj.

Sipas tij, diçka e tillë do të ndihmonte që PD të ringrihej dhe Basha do të kishte kohë të reflektonte.

Postimi i plotë i Manjanit:

Këtë javë..

****

Gjykoj se Lulzim Basha duhet të zgjedhë të qëndrojë në Partinë Demokratike dhe jo të largohet prej saj.

Ai duhet të dorëhiqet dhe të kontribuojë si anëtar i thjeshtë dhe si deputet i saj.

Nëse do të jetë në politikë do ti duhet të marrë pak kohë, të mendojë dhe reflektojë thellë. Të merret me veten, me problemet pa shumë alternativa që ka dhe të mësojë të ndërtojë marrëdhënie njerëzore politike.

Ai duhet të gjejë përgjigjen e vërtetë të pyetjes: përse partia i beson më shumë një 77 vjeçari në pension sesa atij?! Do ta ndihmojë gjetja e kësaj përgjigje. Sigurisht nëse nuk mendon vërtetë se është punë “llumi”, “bermude”, “rakie”,”bllofi” etj…. Çështja është përse demokratët dhe jo vetëm u kthyen tek fillimi, te Liria e Demokracia?! Përse nuk ishte Luli në krye të Lirisë e Demokracisë?!

Ndërkohë, demokratëve,në shenjë respekti ndaj tyre dhe ndaj vetes, duhet t’u ofrojë të vetëm një gjë që i ka mbetur: DORËHEQJEN.

Nuk mund të bashkjetojë dot më me ta si kryetar i tyre.  Ata kanë vendosur të vetmblidhen. Nuk i kishte ndodhur më parë asnjë kryetari të asnjë partie kjo gjë. Të gjithë kanë ikur si bashkëpunues e jo si palë në konflikt me partinë e tyre. Kjo tregon se Luli nuk është më kryetar i tyre.

Por ai mund të vijojë të jetë si ata dhe deputet i tyre. Jeta është e gjatë dhe politika rrokulliset shpejt. Kush reflekton dhe gjen sintoninë me njerëzit është politikan i mirë, pavarësisht gabimeve.

Duhet sintoni me partinë dhe Shqipërinë që të të respektojnë edhe ambasadorët e të huajt.

Askush jashtë nuk të njeh nëse nuk të do vendi yt, njerëzit e tu!

Ndaj them se ai duhet të rrijë në PD duke u dorëhequr. Bashkëpunimi me demokratët është zgjidhja e tij, jo përballja.  Me përballje humb vetëm Luli!

Dhe më në fund, kush ja do të mirën Lulit bën mirë ta këshillojë të mbetet anëtar e deputet i PD. Kush e shtyn të përballet ende me kotësinë nuk ja do të mirën, por do ta heqë qafe njëherë e përgjithmonë nga politika.

Por është Luli ai që vendos dhe duhet ta bëjë deri në fund të kësaj jave.

Unë i sugjeroj ende me shumë dashamirësi, siç kam bërë gjithmonë, këtë zgjidhje:

dorëhiqu këtë javë dhe rri në PD. Hapi rrugë ringritjes së saj duke u bërë pjesë dhe jo palë me partinë që imvesroi tek ti.

Është javë vendimtare e karrierës tënde politike.

Nuk ta shpëton dot askush këtë karrierë, përveç vetes.

Çdo rrugë tjetër është largim nga politika. Edhe largimi është alternativë padyshim, por do ishte largim me turp!

Pas

I moshuari hidhet nga kati i dytë në Shkodër, ndërron jetë në spital

Para

Papa lëshon thirrjen e fortë: Ky është fundi i njerëzimit

Para
COVID 19, Papa Françesku lutet për politikanët: Zoti i ndihmoftë…

Papa lëshon thirrjen e fortë: Ky është fundi i njerëzimit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

nga Fast News
13:00 | 15/11/2025
0

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

nga Fast News
12:30 | 15/11/2025
0

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

nga Fast News
11:50 | 15/11/2025
0

Recent News

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

13:30 | 15/11/2025
A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

13:00 | 15/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar