• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Cili është plani i Sali Berishës? Ish-kryeministri bën publike goditjen e rradhës kundër Lulzim Bashës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Cili është plani i Sali Berishës? Ish-kryeministri bën publike goditjen e rradhës kundër Lulzim Bashës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën që zyrtarisht Partia Demokratike ka thirrur Kuvendin në pallatin e Kongreseve më 18 dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të organizojnë referendumin për të shkarkuar nga detyra liderin Lulzim Basha.

Plani për vendimin do të nisë nesër nga ora 08.00 e mëngjesit dhe pritet që të përfundojë në orën 17:00.

Ndërkohë, Komisioni i Rithemelimit ka vendosur ngritjen e Komisionit të Organizmit dhe Kontrollit të Operacionevve Elektorale me qëllim organizimin dhe drejtimin e procesit të referendumit. Kryetare e këtij Komisioni është caktuar Albana Vokshi dhe anëtarë janë Ervin Minarolli, Enno Bozdo, Edith Harxhi dhe Keltis Kruja.

Ky Komision, siç njoftohet, ka përgjegjësi të organizojë, mbikqyrë dhe të drejtojë procesin e referendumit deri në nxjerrjen dhe në shpalljen e rezultatit përfundimtar.

I mandatuar si një nga anëtarët e Komisionit të Përkohshëm për drejtimin e PD, Aldo Bumçi është shprehur se pritet që referendumi në pjesën më të madhe të zhvillohet në ambiente private.

“Aty ku nuk ka pasur vullnet për të përdorur zyrën ne kemi marrë ambiente të tjera”, shprehet ai.

Dega Krujë, me 700 anëtarë, do të votojë në dy qendra votimi, një në Thumanë dhe një në Krujë, në Fushë-Krujë  votimi pritet të zhvillohet  te qendra shëndetësore, ku është dhe zyra e partisë. Në Kruje e Thumanë votohet në lokale, ambiente të marra me qira dhe materialet kanë shkuar në të dyja degët e PD.

Kurse në bashkinë e Korçës ka një qendër votimi, që do të jetë te ish-kinema Millemium. Po ashtu edhe në Pogradec do të votohet te kinemaja e qytetit.

Në Gjirokastër janë gjithsej 1100 anëtarë të PD me të drejtë vote, ndërsa janë ngritur 4 qendra votimi. Një qendër votimi do të jetë në Pallatin e Sportit, në Lazarat do të jetë në një lokal në qendër të fshatit, në Libohovë në një lokal në qendër të qytetit dhe në Urën e Kardhiqit do të votohet te ish-zyra elektorale e PD.

Në fletën e votimit për këtë Referendum që, sipas Berishës do të rikthejë shpresën dhe lirinë, ngrihet një pyetje: “A jeni dakord me vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e kryetarit të PDSH Lulzim Basha?

Po, (dakord me shkarkimin)

Jo (kundër shkarkimit)

Po në 18 dhjetor, në orën 11.00 nis edhe Kuvendi Kombëtar i mbledhur nga PD.

Pas

Shkarkohet nga detyra prokurori Shkëlqim Kokona

Para

Ndodh për herë të parë/ Targat e makinës mund të personalizohen, ja hapat që duhet të ndiqni

Para
Ndodh për herë të parë/ Targat e makinës mund të personalizohen, ja hapat që duhet të ndiqni

Ndodh për herë të parë/ Targat e makinës mund të personalizohen, ja hapat që duhet të ndiqni

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

nga Fast News
13:00 | 15/11/2025
0

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

nga Fast News
12:30 | 15/11/2025
0

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

nga Fast News
11:50 | 15/11/2025
0

Recent News

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

13:30 | 15/11/2025
A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

13:00 | 15/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar