• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Çfarë po ndodh?” Mentor Kikia publikon foton dhe ngre alarmin: Duhet të ndryshojmë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Çfarë po ndodh?” Mentor Kikia publikon foton dhe ngre alarmin: Duhet të ndryshojmë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Gazetari i njohur Mentor Kikia ka dalë së fundmi me një thirrje të fortë.

Ai shprehet i shqetësuar se klima ka ndryshuar, por edhe ne si shoqëri duhet ti përshtatemi për të minimizuar sa më shumë që të mundemi katastrofat natyrore.

REAGIMI I PLOTE

Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë, ndryshe do të ngordhim.

Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i përvitshëm: Priten përmbytje, bllokime rrugësh nga gurët dhe dherat që rrëshqasin, bllokime nga bora, nga rrëketë e përrenjve…

Lajmi shoqërohet me komente qeveritare të tipit: Institucionet janë të gjitha në gatishmëri për të përballuar situatën.

E kemi parë sa mirë e kemi përballuar vit pas viti.

Çfarë po ndodh?

Pas 6 muajsh thatësirë, natyra po bën ciklin e saj në pak javë. Uji që ka avulluar në verë do të bjerë, nuk do të qëndrojë në atmosferë. Por reshjet nuk bien të shtrira në kohë, bien me rrebeshe, të përqëndruara. Moti nuk është më ai i 30 viteve me parë. Nuk ka më akull, nuk ka më shi që bie “shtruar” për 3 muaj rresht. Reshjet bien furishëm dhe shkaktojnë katastrofa. Për pasojë, toka nuk ngopet më me ujë. Po shterojnë edhe ujërat nëntokësore. Sondat duhet shpojnë më thellë për të nxjerrë ujë nga puset. Malet nuk depozitojnë me ujë në formën e borës për ta shkrirë dalë-nga-dalë në pranverë. Lumenjtë janë bërë me agresivë e deti po përpin tokën me shpejtësi…

Klima ka ndryshuar o budallenj. Dhe ne duhet ti përshtatemi, të mbrohemi, ndryshe do të ngordhim.

Ne duhet të ndërtojmë rrugë më të forta, që ti rezistojnë ujërave, jo ura pa themele që ti marrë përroi në “krahë”.

Ne duhet të ndërtojmë argjinatura për tu mbrojtur nga lumenjtë e nga deti.

Por çfarë bëjmë ne?

Asgjë. Ne(më ndjeni shumë për fjalën) nuk e rruajmë fare për natyrën. Vazhdojmë të ndërtojmë rrugë shkel e shko, sa për ti nxjerr në TV. Vazhdojmë të mos investojmë në mbrojtje nga erozioni. Vazhdojmë të shpyllëzojmë e të mos mbjellim. Vazhdojmë të shkatërrojmë shtretërit e lumenjve.

Sapo bien reshjet, vërshojnë në rrjetet sociale foto punëtorësh me lopata në duar që heqin gurë nëpër rrugë, me diçiturën: Të gjithë në këmbë për të përballuar situatën.

Sapo fillojnë përmbytjet, vërshojnë fotot e ministrave dhe deputetëve me çizme e mushama, nëpër pellgje me ujë, sërish me diçiturën: Të gjithë në këmbë për t’iu gjendur pranë popullit.

Dhe më pas futen në makinat e ngrohta të numërojnë Liket e postimeve.

Pastaj shfaqen sërish fotot, 5 vetë me nga një lopatë në dorë duke mbjellë një pemë, me diçiturën: Ja dhe një pyll i ri me mijëra pemë, në malin “filan”.

Ndërsa në verë digjemi e përvëlohemi, sepse s’ kemi një helikopter ti hedhim ujë zjarrit.

Klima ka ndryshuar o idjotë!

Thërritini mendjes, kudo të jeni, në qeveri, në opozitë, nëpunës shteti apo në kompani private.

E di që katastrofave nuk kemi ç’i bëjmë as ne, e askush tjetër në botë. Por ndryshe nga shumë popuj të tjerë, ne e ndihmojmë katastorfën të bëhet edhe më e fortë. Ne bëjmë që edhe një rrebesh shiu të shndërrohet në katastrofë. Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi.

Pas

Kundër njollave të errëta në lëkurë- Trajtimet që funksionojnë vërtetë

Para

Foto që po “thyen” rrjetin/ Rama kapet ‘mat’ në SHBA, me kë po e pi kafen kryeministri?

Para
Foto që po “thyen” rrjetin/ Rama kapet ‘mat’ në SHBA, me kë po e pi kafen kryeministri?

Foto që po “thyen” rrjetin/ Rama kapet ‘mat’ në SHBA, me kë po e pi kafen kryeministri?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar