• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Çfarë keni bërë që paguheni sa presidenti i SHBA?” Profesor Kabo i kundërvihet gazetarëve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Çfarë keni bërë që paguheni sa presidenti i SHBA?” Profesor Kabo i kundërvihet gazetarëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Profesori i njohur Përparim Kabo ka bërë një reagim revoltues në lidhje me databazën e rrogave që u bë publike prej më shumë se 24 orësh.

Ai tregohet i ashpër sidomos me ata gazetarë që sipas të dhënave kanë dalë me paga mbi 18 dhe 20 milionë lekë në muaj.

“E kuptoni tani miq pse bilbilosin çdo mbremje neper studio televizive keta me paga disa milioneshe”, shkruan ndër të tjera Kabo. Sipas tij, lista e pagave ka zhbërë sistemin e ngritur në 30 vite, dhe sidomos në 20 vitet e fundit ku gjithçka ka marrë tatëpjetën.

Mos u perpiqni te fshiheni ju Pasunorët që keni helmuar ndërgjegjen e njerëzve…

Ajo liste pagash qe qarkullon on line po i heq masken sistemit te ngritur tash 30 vite por në veçanti keta 20 vitet e fundit ku gjithçka ka marrë tatëpjeten…Të irrituar se u shkel privatesia juaj….dhe keni kërcyer një bojë njeriu….vazhdoni ndiqeni juridikisht ….Edhe Ëikileaksi beri buje Julian Assange u burgos…por bota mori vesh shume te verteta. Ju pasunorët tane pse keni frike nga historia juaj, pagat qe ju merrni jane pjese e saj….Ato nuk mund te fshihen sa kohe qe ju keni disa lloj veturash, keni shtepi në qytet, keni vila në fshat, keni edhe në bregdet. Ju me djerrsën e ballit i keni bere ato sepse merni paga te larta…apo jo?! Në fund të vitit edhe po qete ne sektorin privat beni deklarim te te ardhurave tek Tatimet….Pra shteti ua di “dhëmbë dhe dhëballët”-por tani me kete publikim ua mori vesh edhe publiku i gjere. Ju nuk doni sepse jeni hequr të varfer, me pasuri qe u kane ardhur nga bashkeshortet e shkatheta, apo nga pleqtë, nga kursimet e vjehrave, nga ndonje dhurate apo hedhjeparesh ne dasma….!

Por pa le te ndalemi më konkretisht…Nëse nje gazetar merr 20 milion te vjetra në muaj apo 18 milion….kjo eshte page dhe ai paguan detyrimin fiskal mbi te ardhurat, apo atje perfshihen dhe fitime qe lidhen me transaksionin e reklamave pra behet fjale per nje e ardhur nga dividenti. Nese eshte kjo e dyta, atehere e ardhura i shkon institucionit psh Televizionit ku ti punon dhe ai ndanë dividentin nese je ortak atje dhe jo i punesuar si rrogetar…Por çfare ndodh, ti je atje si gazetar drejtor lajmesh apo editorialist…gjen kompanine e reklamave dhe parate qe merr i ndane me pronarin, pastaj pjesa qe mbetet e merr ti dhe e emerton si page….Nese ben keshtu ti nuk paguan detyrim per fitimin por vetem detyrim mbi te ardhurat….Po çfare keni bere ju more mediatare qe te paguheni në vit sa presidenti i SHBA-ve?

Asgje, ju vetem keni kap llogoren per te mbrojtur njeren pale politike, kunder pales tjeter, e gjithe kjo sjellje vetem me baze interesi , duke perfituar makuterisht në kurriz te interesit publik…Ju e keni shperdoruar publikun dy here, heren e pare si pasunorë perball varferise ekonomike te popullit, dhe heren e dyte si sherbetore te parase galopante dhe jo interesit publik te shoqerise. Pra jeni edhe ju pushteti i parase asgje me shume…

Pash në kete listë se si në nje kompani fasonerie pagat e te gjitha niveleve 300 mije lekë te vjeter…nje abuzim i hapur per te mos derdhur sigurimet shoqerore. Po si ka mundesi qe edhe punetorja e kesaj fasonerie te marri kete rroge, dhe pergjgjesia dhe ekonomisti apo dhe administratori…Ti shtet ku i ke syte, Inspektoriati Shteteror i Punes çfare ka bere deri më tani, po tatimet? Kontrolli i te ardhurave dhe detyrimet lidhen me raportet qe krijohen me politikat fiskale dhe me nivelin e jeteses dhe sigurimin e te ardhurave ne buxhetin e shtetit…Ende tek ne flitet spekullativisht per pagen mininale dhe jo per minimumin jetik, i cili nuk matet vetem me pagen por edhe me faktore te tjere te tregut, si çmimet, inflacioni, deflacioni, kreditimi dhe lloji parase në kreditim per shkak te fluktacionit të parase…

Nëse në keta 30 vite populli u varferua dhe mbi 40 % eshte per mbijetese dhe nje pjese u pasurua deri ne hedonizem, kjo gjendje lidhet me krimin ekonomik, me korrupsionin dhe trafiqet, me abuzimet dhe demtimin e finanncave publike por edhe me bashkepunimin me te gjithe keta faktore….

E kuptoni tani miq pse bilbilosin çdo mbremje neper studio televizive keta me paga disa milioneshe….pse hedhin helm dhe llum balte dhe zift….ja perse , sepse pasi e shiten shpirtin e oponences publike, ata si operatore te tregut u majmen dhe sot qe dolen se sa paguhen po bertasin…na eshte shkelur e drejta…Po mire more mediatarë kur vidhet pasuria kombetare, prona publike apo pronat e pronareve te ligjshem, ju perse nuk flisni…? Nuk flisni sepse nga ato pasuri dhe para trashen llogaritë tuaja qe mbreme ua mori vesh e gjithe shoqeria…Nuk ka qene aksident as gabim….ajo u be dhe pas saj do shohime dhe abuzimet me kredite, me lejet e profesionit, me koncensionet…sepse kjo gjendje do permbyset….

Ju jeni tashme me deshiren e pasurimit nga ana e gabuar e historise sepse nuk u lidhet dhe nuk i sherbyet demokracise por u lidhet me tregun dhe me operatoret shpesh informalë të tij…Nga dje mbrema askush nuk iu beson më ju….Paraja nuk e blen dot pavdekesine…! Por parate tuaja ju lane tashme edhe pa te verteten…mbetet heronj te genjeshtrave….Tani shkoni në gjykata qe te gjeni shkaktarin qe iu zhveshin ne syte e opinionit publik… /pkabo 23 dhjetor 2021

Pas

Skandali me listat e pagave/ Prokuroria merr vendim: Të sekuestrohet serveri i AKSHI

Para

Biznesmeni në telashe/ Prokuroria e Tiranës kërkon 20 vite burg për Francesco Becchettin, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Para
Biznesmeni në telashe/ Prokuroria e Tiranës kërkon 20 vite burg për Francesco Becchettin, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Biznesmeni në telashe/ Prokuroria e Tiranës kërkon 20 vite burg për Francesco Becchettin, ja akuzat që rëndojnë mbi të

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar