• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Çfarë çifti jeni bazuar te mënyra si ziheni

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Çfarë çifti jeni bazuar te mënyra si ziheni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


1 – Çifti që shmang konfliktet
Ky çift tregohet pak minimalist kur bëhet fjalë për komunikimin. Ata nuk priren të debatojnë dhe kjo funksionon për ta. Janë të gatshëm të shmangin çështje që sjellin argumente dhe prekin njëri-tjetrin, gjë që është në rregull për sa kohë të dy palët ndihen mirë. Por, nëse kuptoni se ka një problem që ju shqetëson, duhet të flisni. Në të tilla raste, këshillohet që të thoni fjali të ngjashme me “A ke pak kohë? Dëshiroj të flas për diçka”. Një gjë e tillë tingëllon pozitive dhe i lejon partnerit/es që të kuptojë se tema e diskutimit është e rëndësishme.

2 – Çifti i paqëndrueshëm
Ky lloj çifti është i sinqertë për emocionet dhe komunikon hapur. Ata kanë debate të gjalla “hidh e prit” me njëri-tjetrin. Këta partnerë nuk kanë kufij, mirëpo kjo gjë mund të bëhet e ndërlikuar ndonjëherë dhe një prej tyre të përfundojë i mërzitur. Për të shmangur konfliktet, kushtojini vëmendje personit tjetër teksa flisni dhe bëni shaka. Nëse i kushtoni rëndësi reagimit, do të kuptoni momentin kur debati merr tone serioze.

3 – Çifti në konkurrencë
Ky lloj çifti ka një qasje për të adresuar çështjet e tyre dhe kanë një marrëdhënie përgjithësisht të shëndetshme. Por gjithmonë ka vend për përmirësim dhe qëllimi i vazhdueshëm për “luftën për pushtet” mund të bëhet problematik. Një marrëdhënie e qëndrueshme ndodh atëherë kur jemi më pak të përqëndruar për të fituar dhe më tepër të përqëndruar për të kuptuar perspektivën e njëri-tjetrit. Është e rëndësishme që secili partner të dijë ndërveprimet e tij dhe të kuptojë se nuk ka nevojë për konkurrencë. Jo gjithmonë duhet të ketë dikush të drejtë me patjetër.

4 – Çifti armiqësor
Nëse zbuloni se ju dhe partneri juaj po grindeni në një mënyrë armiqësore, fillimisht bindeni veten për të mos përdorur më fraza të tipit “ti kurrë…” dhe “ti gjithmonë…”. Fraza të tilla mund ta turbullojnë thelbin e diskutimit dhe debati të marrë tjetër drejtim. Këshillohet që të mos mbani gjithnjë pozicionin mbrojtës, por të merrni kohë për të menduar edhe qasjen e personit, çfarë ka dashur të thotë me një fjali të caktuar apo arsyen pse u soll ashtu.

5 – Çifti armiqësor në distancë
Ky lloj çifti nuk kujdeset për të ndryshuar dhe të dy kanë ngecur në një raport toksik. Ata mendojnë se nuk duhet të ndryshojnë ose se nuk dinë të ndryshojnë dhe marrëdhënia e tyre e ka të pamundur të përmirësohet. Kështu krijohet një mjedis, ku asnjë prej palëve nuk bën diçka ndryshe. Ka të ngjarë që të ndihen të sigurt emocionalisht në marrëdhënie, pavarësisht sjelljeve të njëri-tjetrit. Në të tilla situata, duhet të kuptoni që jo gjithmonë ia vlen të përfshiheni në betejë. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është të duash dhe të marrësh guximin të valëvitësh flamurin e bardhë.anabel

Pas

Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse flini më shumë se ç’duhet

Para

Sa njerëz mund të gjeni në ilustrim?

Para
Sa njerëz mund të gjeni në ilustrim?

Sa njerëz mund të gjeni në ilustrim?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar