Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 4 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga koronavirusi.
Në njoftimin e sotëm zyrtar Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3279 testime të kryera, janë regjistruar 376 raste të reja.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 5529 pacientë aktivë me COVID-19. Ndërkohë në spitale janë të shtruar 141 pacientë prej të cilëve 14 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 193 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i epidemisë.
Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3279 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 376 qytetarë, në këto bashki: 151 në Tiranë, 26 në Fier, 22 në Durrës, nga 12 qytetarë në Vlorë, Përmet, 11 në Berat, 10 në Elbasan, nga 9 qytetarë në Kuçovë, Kavajë, Sarandë, nga 8 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, Shkodër, nga 6 qytetarë në Devoll, Korçë, Kamëz, nga 4 qytetarë në Kukës, Patos, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, Këlcyrë, Rrogozhinë, Krujë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Pukë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Vorë, Dibër, Mat, Roskovec, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, Gramsh, nga 1 qytetar në Librazhd, Belsh, Dimal, Maliq, Divjakë, Tropojë.
Janë 5528 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 141 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Vlora 69 vjeçe, një qytetare nga Përmeti 71 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 193 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (14 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 376
Të shëruar në 24 orë 193
Të shtruar në spitale 141
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3279
Testime totale 1,425,987
Raste pozitive 204,301
Raste të shëruara 195,629
Raste Aktive 5528
Humbje jete 3,144
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2596
Fier 642
Gjirokastër 535
Shkodër 382
Durrës 333
Elbasan 257
Berat 244
Vlorë 202
Lezhë 122
Korçë 114
Kukës 53
Dibër 48