Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar në rrjete sociale rezolutën e miratuar në mbledhjen e kësaj të diele në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Ai shkruan se Këshilli foli qartë dhe Kuvendi do të flasë po njësoj më 18 dhjetor.
Postimi i Lulzim Bashës:
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë. Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më #18Dhjetor. Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë! ??✌️✌️