Pasi Gazment Bardhi ka paralajmëruar shkarkimin e sekretarëve në disa degë të PD-së, Komisioni i Rithemelimit ka reaguar.
Në deklaratën e tyre u bëhet thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të Bashës dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit më datën 18 dhjetor.
Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:
Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e sekretarëve në disa degë të PD!
Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike.
Kultura e perjashtimit ka marrë fund!
Vetëm të bashkuar do mund të FITOJMË!
Komisioni i Rithemelimit