• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

4 momente që s’i shmangim dot gjatë periudhës së festave, sidomos nëse jeni single

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
4 momente që s’i shmangim dot gjatë periudhës së festave, sidomos nëse jeni single
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Jemi zyrtarisht në ditët që ndihet më shumë atmosfera e festave. Ose thënë ndryshe, në ato ditët ku pyetja që të besdis më shumë, bëhet edhe më shumë: “Akoma single ti?” Përveç këtij “sikleti” janë ca ndjesi specifike që na vijnë fiks gjatë periudhës festive. Për çfarë situatash e kemi fjalën?

1. Ndjesia e rikthimit në shtëpi për festa!

Ata që jetojnë dhe punojnë jashtë e dinë mirë për çfarë e kemi fjalën. Pas një kohe të gjatë, kur kthehesh në shtëpi për festa e ke të pamundur të mos bëhesh nostalgjik, melankolik dhe më emocional se zakonisht. Kthehesh tek dhoma jote e fëmijërisë, tek kujtimet, komshinjtë dhe ndjen që ditët nuk mjaftojnë për të dalë me miqtë që ke lënë këtu. Pastaj, ulesh në tryezë me familjen dhe nis bombardimi me pyetje të tipit: “Çfarë ke ndërmend të bësh me jetën? Kur do martohesh, fejohesh? Pse je dobësuar? Mos ndoshta atje nuk ushqehesh mirë?” Fundi i çdo fjalie përfundon me “ha pak se nuk ke ngrënë asgjë”. Aty ndjen dhe më shumë se të kishte marrë malli.

2. Momenti i sikletshëm kur takon kolegët e punës me partnerët përkatës në festën e kompanisë

E mbani mend kur ishit në shkollë fillore dhe imagjinonit që zysha juaj kujdestare jetonte brenda shkollës? Në mendjen tuaj ajo flinte aty dhe në mëngjes hynte në klasë për mësimin e radhës. E njëjta gjë ndodh edhe me shefin e punës i cili s’del kurrë nga zyra, por krejt “papritur” rezulton që ai dhe kolegët e tjerë kanë një jetë përtej atyre mureve. Po flasim për ndjesinë e shkaktuar kur në festën e punës ti i njeh dhe i sheh njerëzit me të cilët punon nga një tjetër këndvështrim.

3. Sa herë të shohin në një dyqan, të pyesin nëse po ble dhuratë “për dikë të veçantë”

“Jo po e blej për vete!” Mbylleni me kaq këtë bisedë dhe shijoni pazarin! Pyetja në fjalë është e pashmangshme, sepse ata duan të dinë diçka më tepër, por lëreni me aq.

4. E gjen veten papritur të ftuar në fejesën e dikujt!

Ka diçka tek sezoni i festave që i bën njerëzit të marrin vendime të rëndësishme. Me rënien e temperaturës, burrat vendosin të propozojnë më shumë partneret e tyre dhe nisin kërkimet për unazat e fejesës. Pastaj, krejt papritur ti mëson që je e ftuar tek fejesa e kushërirës, e fqinjës që ke përballë apo kolegut që nuk e dije as që ishte i lidhur. Nga ana tjetër, ti po mendon si t’ja bësh për të mos marrë asnjë kilogram derisa bakllavaja dhe gjeli të mbarojnë.anabel

Pas

Pajtimi takon ”vjehrrin”, përpiqet ta joshë me një shishe verë

Para

PM dhe DAGZ eleminohen nga shtëpia e ”BBV”

Para
PM dhe DAGZ eleminohen nga shtëpia e ”BBV”

PM dhe DAGZ eleminohen nga shtëpia e ”BBV”

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar