• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Votimet e 30 qershorit të ligjshme” Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e Shoqatës së Bashkive

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Votimet e 30 qershorit të ligjshme” Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e Shoqatës së Bashkive
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Shoqatës së Bashkive për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 30 qershorit dhe mbajtjen sërish të këtij procesi votimi.

Ky institucion i ishte drejtuar Komisionit të Venecias për të marrë një opinion final në lidhje me zgjedhjet, në të cilat opozita nuk mori pjesë.

Në njoftimin e saj kjo gjykatë thekson se vendimi u mor pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues dhe mori në shqyrtim opinionin ‘amicus curiae’ të Komisionit të Venecies.

Sipas “Kushtetueses”, vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore.

Zgjedhjet e 30 qershorit janë bërë objekt debati dhe përplasje mes opozitës dhe maxhorancës, si dhe presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ky i fundit asokohe zhdekretoi 30 qershorin dhe vendosi një tjetër datë për zgjedhjet, 13 tetorin. Por pavarësisht këtij fakti, maxhoranca hyri në zgjedhjet e 30 qershorit.



NJOFTIMI I GJYKATES

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike në datat 23.06.2021 dhe 02.11.2021 çështjen me palë kërkuese Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt:
1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.
2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues, mori në shqyrtim opinionin amicus curiae të Komisionit të Venecies.

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Pas

“Doja të vrisja babain tim” Aktori i famshëm trondit me historinë familjare: E pashë duke goditur nënën në kokë

Para

“Kësaj banoreje i trembem” Frikësohet Ilir Shaqiri, balerini e thotë troç

Para
“Kësaj banoreje i trembem” Frikësohet Ilir Shaqiri, balerini e thotë troç

“Kësaj banoreje i trembem” Frikësohet Ilir Shaqiri, balerini e thotë troç

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

nga Fast News
12:00 | 21/12/2025
0

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

nga Fast News
11:22 | 21/12/2025
0

Ekonomia e ndikimit, si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës

Ekonomia e ndikimit, si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës

nga Fast News
11:18 | 21/12/2025
0

Të qenit shumë inteligjent, i ka të këqijat e veta…

Të qenit shumë inteligjent, i ka të këqijat e veta…

nga Fast News
11:14 | 21/12/2025
0

Recent News

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

12:00 | 21/12/2025
Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

11:22 | 21/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar