• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Vodhi kasafortën me lekë dhe bizhuteri, kush është Preng Gjoni që u arrestua në Tiranë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Vodhi kasafortën me lekë dhe bizhuteri, kush është Preng Gjoni që u arrestua në Tiranë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pas 7 vitesh detajet e dy episodeve te grabitjes se “bandes se policive”. Si grabiten kasaforten me lek, euro e bizhuteri.

Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i 33-vjeçarit Preng Gjoni ditën e sotme në Tiranë, i cili prej disa vitesh ishte në kërkim. I riu i cili u arrestua në një palestër në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet, është një prej autorëve kryesorë të vjedhjes së një banese në vitin 2014 në Sarandë.

Bëhet fjalë për grabitjen e një kasaforte brenda një shtëpie në Bërdenesh të Sarandës në 30 maj të 2014. Për këtë ngjarje, ai është dënuar nga Gjykata e Sarandës në vitin 2018 me 10 vite burg.

Në fakt, grabitja e kësaj banese ndahet në dy episode. Në muajin maj 2014, disa persona tentuan të hyjnë në banesë, por kanë dështuar. Vetëm një muaj më vonë, disa persona të veshur si policë, u futën brenda shtëpisë  të çiftit Ruçi dhe kanë arritur të grabisin një shumë të konsiderueshme parash dhe disa bizhuteri.

Ja një pjesë nga dosja hetimore lidhur me të dy episodet e grabitjes:

Episodi 1

Në datën 01.05.2014 ne oren 07.20, është njoftuar në Komisariatin e Policise Sarandë ,se në fshatin Berdenesh, ka ndodhur një vjedhje me dhunë në banesën e shtetasit Kujtim Ruçi. Tre persona të paidentifikuar dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin Kujtim Ruçi. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur gjurmë me njolla gjaku. Porta e derës ishte hapur me forcë dhe janë evidentuar shenja dhune. Në dhomë ndodhhej një levë me ngjyrë të kuqe dhe me dorezë me ngjyrë të verdhë dhe kishte njolla të kuqe dhe afër levës u gjet dhe nje rrotë natriban me ngjyrë gri.

Dritarja e dhomes kishte dëmtime pasi ishte tentuar të hapej. Fillimisht ka qenë shtetësja Dallëndyshe Ruçi, që ka parë hije njerëzish tek porta dhe i ka thirrur Kujtimit për të parë. Sapo ka hapur derën, Kujtimi është kapur prej krahu dhe është nxjerrë në koridor nga tre persona të maskuar dhe me dorashka, ku njëri prej tyre ka pasur pistoletë dhe ja ka drejtuar në kokë. Ndërkohë personi i dytë, e ka goditur disa herë në kokë dhe trup dhe personi i tretë, e ka goditur me nje levë në kokë. Personi që mbante pistoletën e ka pyetur se ku i mbante lekët dhe e ka goditur me qytë në parakrahun e majtë. Personi tjetër ka nxjerrë një thikë, dhe i ka thënë se lekët i nxjerr thika dhe në kohën që i fusin dicka në gojë, Kujtimi arrin të kafshojë gishtat e dorës së njërit prej tyre, dhe ka arritur ti marrë levën. Njëri nga personat kur ka parë që Kujtimi ka marrë levën, është shprehur se tani që mori levën nuk pritet më dhe kanë dalë nga shtëpia me vrap. Dallëndyshja ka parë që personat që janë larguar me vrap, kanë hipur në një makinë me ngjyrë të zezë, që ishte parkuar rruges që hyn në fshatin Berdenesh.

Episodi 2

Natën 30.05.2014 në orën 12.30 është njoftuar në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, se në fshatin Berdenesh,është vjedhur përsëri banesa e shtetasit Kujtim Ruçi. Është shkuar në vendin e ngjarjes nga policia gjyqësore, pa e njoftuar prokurorin për këtë ngjarje të rëndë, dhe është mësuar se katër persona, kanë hyrë në banesë duke u prezantuar si punonjës policie, dhe pasi kane hyrë brenda kanë goditur me sende të forta shtetasit Kujtim e Dallëndyshe Ruçi ,të cilët janë gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar për mjekim në spitalin civil Sarandë.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materjale dy shirita natribani, në të cilet ka dhe njolla të kuqe si ato te gjakut. Në koridor është gjetur një shirit natribani dhe ky me njolla të kuqe si të gjakut. Në dhomën me oxhak, ku janë gjetur dhe shtetasit e dhunuar, është gjetur dhe një shirit tjetër natriban. Shtetasi Kujtim Ruçi ka spjeguar se kanë qenë katër persona, qe trokiten me forcë në portën e jashtme, të cilët ishin të moshës 25-35 vjeç dhe janë prezantuar si punonjës policie dhe do të ushtronin kontroll për armë e gjëra te tjera. Sapo Kujtimi i ka hapur derën, i ka kërkuar autorizimin dhe të prisnin sa të vinte djali. Ata iu përgjigjen se e pamë djalin ku ishte dhe kanë hyrë brenda në shtëpi duke e qëlluar me grushte Kujtimin. Kanë shtyrë dhe rrëzuar në dysheme Dallëndyshen dhe pasi e kanë qëlluar e kane lidhur me natriban, ndersa Kujtimin e kane futur tek dhoma me oxhak duke e goitur dhe lidhur me natriban dhe duke i future ne goje nje gote, qe te mos bertiste. Kujtimi ka pare dy djem qe kishin marre kasaforten nga dhoma e nipit te tij qe ishte ate kohe 11 vjec dhe ne kasaforte sipas tij, kane pasur 2.280.000 leke, 600-700 euro dhe disa bizhuteri te vajzes qe nuk jeton. Kete kasaforte kane tentuar ta fusin ne bagazhin e nje makine me ngjyre gri, qe ishte parkuar ne oborrin e shtepise,por pasi nuk e nxinte e kane futur ne sediljen e pasme te makines.

Nga kqyrja e vendit te ngjarjes jane gjetur dhe fiksuar me cilesine e proves materjale disa gjurme papilare qe jane derguar per vlersim ne D.P.Sh.Tirane. Me aktin e ekspertimit vlersues Nr. 7466 date 15.07.2014 eshte konkluduar se:

Me aktin e ekspertimit vlersues te provave Nr.7882 date 23.07.2014 eshte konkluduar se: “Nga trajtimi kimiko fizik i materjaleve object ekspertimi fiksuar ne vendin e ngjarjes te dates 30.05.2014 ne fshatin Berdenesh Sarande, u perftuan 6(gjashte) gjurme papilare te emertuara me germat “A,B,C,D,E,F” te vlefshme per identifikim. Gjurmet kane vlere per krahasim me rreth te kufizuar personash. Nga veprimet hetimore te kryera nga policia eshte administruar Akti ekspertimit daktiloskopik nr. 4267 datë 07.05.2015 me te cilin eshte konkluduar se: “Gjurma papilare e pasqyruar ne fotografime me mbishkrimin “A” eshte formuar nga gishti i madh i dores se majte te shtetasit Preng Gjoni.

Me datë 14.09.2017 Gjykata e Apelit Gjirokastër ka vendosur:

“Prishja e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe kthimin e akteve në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Megjithate ne 19.12.2018, pas rigjykimit, Gjyqtari Alltun Cela ne Sarande ka vendosur serish denimin me 10 vjet burg per Preng Gjonin./ panorama.al

Pas

“Unë jap dorëheqjen nëse…” Flamur Noka sfidon hapur Gazment Bardhin

Para

Çfarë zbulon kriza energjitike e Evropës

Para
Çfarë zbulon kriza energjitike e Evropës

Çfarë zbulon kriza energjitike e Evropës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar