• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Vjosa Osmani: Serbia do destabilitet në rajon, Rusia po prish ç’ka ndërtuar SHBA

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Vjosa Osmani kryeparlamentarja e re e Kosovës, i habit të gjithë me veprimin e saj të parë në zyrë (FOTO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën, më 8 nëntor, se Serbia nuk është e interesuar në arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese me Kosovën, që ka në thelb njohjen reciproke. Sipas saj, përmes zvarritjes së marrëveshjes, Serbia dëshiron që rajoni i Ballkanit të mos jetë stabil.

“Serbia i sheh vendet që nuk janë në BE si vende të përkohshme, diçka që mund t’i shkatërrojë. Kjo nënkupton se do të ketë më shumë tentime për destabilizim”, ka thënë Osmani në një panel të organizuar nga Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, në Washington.

Sipas presidentes Osmani, Serbia është duke abuzuar me dialogun me Kosovën – të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – duke u thënë vendeve që janë larg territorit të Ballkanit që të mos e njohin shtetësinë e Kosovës, sepse “statusi i këtij shteti është ende duke u negociuar”.

“Abuzojnë me faktin se ne jemi në tavolinë negociuese me ta”, ka thënë ajo.

Dialogu për normalizim marrëdhëniesh mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së, ka nisur në vitin 2011. Osmani ka thënë se Serbia vazhdon të ketë mendësinë e ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviq, dhe se Rusia e ka gjetur Qeverinë e Serbisë si trampolinë për ta destabilizuar Ballkanin e më pas edhe Bashkimin Evropian.

“Një Ballkan paqësor nënkupton Evropë paqësore. Kjo nuk është diçka që do Rusia”, ka thënë Osmani, duke shtuar se Ballkani Perëndimor është rajon, në të cilin Rusia dëshiron të zhbëjë gjithçka të ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara.

Gjatë bashkëbisedimit me pjesëtarë tjerë të organizimit, Osmani ka thënë se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara nuk kanë qenë kurrë më të forta dhe se autoritetet në Kosovë janë duke u siguruar se janë duke vepruar në linjë me politikat amerikane. Edward Joseph, profesor i Universitetit Johns Hopkins, njëherësh njohës i çështjeve të Ballkanit, i cili ka drejtuar diskutimin, ka thënë se niveli i demokracisë në Kosovë është për t’u lavdëruar.

“Kosova duhet të pranohet për demokracinë, miqësinë me Shtetet e Bashkuara dhe orientimin pro-perëndimor”, ka thënë mes tjerash ai.

Osmani ka folur edhe për përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për luftim të korrupsionit dhe për reformat në sistemin e drejtësisë.

Marrë nga REL

Pas

5 ‘dhurata’ që merrni, sa herë pini kafe

Para

11/11: Si do të ndikojë kjo datë kaq me fat tek secila prej shenjave

Para
“Duhet të mbani një sekret” Ky është parashikimi për sot, këshillat për 12 shenjat e horoskopit

11/11: Si do të ndikojë kjo datë kaq me fat tek secila prej shenjave

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar