Regjisorja e njohur shqiptare Dalina Buzi ka bërë së fundmi një rrëfim tronditës.
Ajo foli rreth ndërhyrjes së fundit kirurgjikale që ka realizuar në Vjenë.
Buzi tregoi se ka hequr implantet e gjoksit, të cilat i kishte vendosur në vitin 2013, për të rimodeluar gjoksin e saj, pas ndryshimeve drastike në peshë.
Ajo tregon se trupi i saj nuk i kishte pranuar asnjëherë implantet, dhe kjo i ka shkaktuar probleme të vazhdueshme, deri sa mori vendimin për heqejen e tyre. Regjisorja apelon të gjitha vajzat kryesisht që të jenë të kujdeshme me ndërhyrjet në trupin e tyre, pasi ka raste kur ato sjellin komplikime serioze.
“Unë gjithmonë jam karakterizuar si një vajzë me gjoks të bëshëm, dhe pas lindjes së Helenës në 2012, në shtatzëni kam marr shumë peshë, mbi 80 kg dhe menjëherë më pas mu desh të kthehesha në punë te e Diela Shqiptare, dhe falë dietës arrita të shkoja 58 kg.
Ky ndryshim u reflektua dhe në gjoks, ishte një pamje jo shumë interesante, meqënëse unë kam Anabelin dhe kam akses në klinika, u tundova që ta rimodeloja gjoksin, unë nuk doja të kthehesha te numri im, se nuk e kisha me qejf, pasi gjoksi i madh është një problem, jo me kurrizin, plus me pasiguritë, që bluzet duken shumë të hapura.
Kirurgu refuzoi duke thënë se duhet të respektonte biologjinë e trupit tim, vura impante në 2013. Që nga ajo ditë derimë sot kam pasur probleme me impliantet, sepse nuk më qëndruan në xhep, trupi im nuk i pranoi kurrë implantet, dhe krijova një kapsul fibrozus, që gjoksi pati shumë probleme. Nuk e shijova kurrë këtë pjesë, nuk ishin format e dëshiruara, dhe për më tepër implantet ishin shumë të rënda. Impanti ishte 315 plus indi dhjamor, ishte problem shumë i madh.
Vendosa që do ta operoja sa të mbaroja xhirimet, zgjodha Vjenën pasi spitali ku jam e njoh shumë mirë, kryeinfermierja është nga kosova, është një superzonjë, së bashku me mjejken që më operoi se është specialiste. Kirurgia më tha se kisha bërë shumë mirë, pasi trupi im nuk e do implantin, gjëra të jashtme.
Kështu që u futa në një operacion që zgjati 5 orë, përfundimisht i kam hequr implantet dhe tashmë jam me gjoksin tim. Jam shumë më mirë tani, duhet thënë marshallah. E ndava këtë informacion me ju se më duket idiotësi që të fshehim gjëra, dhe e dyta operaconi estetik është shumë delikat, unë nuk e dija që trupi im nuk pranonte gjëra të huaja, unë duhet të mbështetem shumë te ato që më ka dhënë zoti.
Duhet të kemi kujdes në përzgjedhjen e kirurgëve, lexoni shumë dhe kini parasysh një gjë, 50% është puna e kirirgut dhe 50% është punë rigoroze në palestër”, ka treguar Dalina.