• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Trendi që i kushton shëndetit të fëmijëve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Trendi që i kushton shëndetit të fëmijëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Blerta Ahmeti, nga Prishtina, mundohet që vajza e saj Borea, tri vjeçe e gjysmë, të shpenzojë sa më pak kohë në pajisjet teknologjike. Blerta, e cila me profesion është gazetare, thotë se për ta mbajtur vajzën larg ekraneve digjitale, zhvillon lojëra të ndryshme në shtëpi, kurse, gjatë fundjavave, kur është e lirë nga puna, e mban jashtë në natyrë. Por, kureshtja e Boreas për të vizituar faqe të internetit nuk mungon, thotë e ëma. Në këtë, ajo thotë se kontribuon edhe vetë prania dhe përdorimi i pajisjeve teknologjike nga vetë ajo dhe babai i Boreas.

“Në momentin kur e marr nga kopshti dhe kthehem në shtëpi, angazhohem me të, të ngjyrosim, të vizatojmë, të krijojmë figura nga letra, duke krijuar forma të ndryshme gjeometrike. Nuk po them se nuk shikon, por periudha që unë mundohem ta lë të fokusuar në video të ndryshme në telefon, është maksimumi 30 minuta [në ditë]”, thotë Blerta për Radion Evropa e Lirë.





Ajo shton se është munduar maksimalisht që të shmangë varësinë nga pajisjet teknologjike, pasi, siç thotë, ka lexuar shumë për ndikimet që mund t’i ketë përdorimi i teknologjisë në zhvillimin e hershëm të fëmijëve. Sipas të dhënave të fundit të publikuara në raportin e Komisionit Evropian, mbi 90 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë qasje në internet në shtëpi. Kjo e bën Kosovën të parën në rajon sa i përket qasjes në internet. Pas saj radhitet Shqipëria me 85 për qind, Maqedonia e Veriut me 82 për qind, Serbia me 80 për qind, Mali i Zi me 74 për qind dhe Bosnje e Hercegovina me 72 për qind.

Qasja në internet kryesisht është nga telefoni celular, pasuar nga kompjuteri desktop, laptopi dhe tableti.

A është varësia nga interneti problem në rritje?

Studimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga viti 2019 tregojnë se fëmijëve më të vegjël se 2 vjeç nuk u rekomandohet qasja në pajisje teknologjike, kurse atyre të moshës 3-4 vjeç u lejohen vetëm 60 minuta në ditë.

Një raport i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë (ARKEP), për pjesën e parë të këtij viti, tregon se numri i përdoruesve të internetit mobil në vend ka arritur në 1.7 milion. Shifra tregon rritje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin mbi 1.2 milion përdorues.

Derisa qasja në internet dhe zhvillimet teknologjike mund të jenë pozitive për jetën e fëmijëve, ato mund të sjellin edhe rreziqe të ndryshme për ta, thotë Fatime Sahiti – Bekteshi, psikologe klinike për fëmijë, e cila udhëheq Klinikën “Emos” në Mitrovicë.

“Me përdorimin e gjatë të internetit, zhvillimi social dhe motorik – që janë dy fusha shumë të rëndësishme – do të mbesin të mangët, sepse fëmija nga mosha 0 deri në 5 vjeç ka shumë nevojë për aktivitete fizike dhe sociale, pasi është koha kur ata e zhvillojnë dhe njohin botën”, thotë Sahiti – Bekteshi.

Sipas saj, fokusimi i fëmijëve në botën virtuale ka pasoja afatgjate, sidomos në aspektin e zhvillimit të komunikimit.

“Një numër i madh i prindërve që drejtohen në klinikë, vijnë dhe informojnë se fëmija ka ngecur në të folur, eventualisht ka dy ose tre fjalë që i përdor, ose nuk ka asnjë fjalë në fjalorin e tij/saj dhe ende nuk ka filluar të zhvillojë gjuhën e të kuptuarit. Gjatë bisedës me prindër se nga buron kjo, prindërit raportojnë se fëmija ka qëndruar gjatë para pajisjeve teknologjike, madje mbi gjashtë orë – koha sa prindërit kanë qenë në punë”, thotë psikologja.

Përveç kësaj, përdorimi i tepërt i internetit, shton ajo, mund të sjellë çrregullime edhe në të ushqyer, sjellje, orar të gjumit dhe në të mësuar, kështu që prindërit “gjithsesi duhet të jenë të kujdesshëm” në kohën që i lënë fëmijët para ekraneve digjitale. Nga përdorimi i tepruar i teknologjisë, fëmijët e moshës 0-5 vjeç mund të pësojnë edhe dëmtime në të parë, thotë oftamologu Afrim Shabani, i cili punon në Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë. Sipas tij, përdorimi i teknologjisë nuk është shkaktari kryesor i çrregullimeve në të parë, por është faktor rreziku për ndryshime në dioptri.

“Të parët zhvillohet deri në moshën 8-vjeçare dhe duhet të kemi kujdes që [fëmijëve] mos t’iu ofrojmë diçka që e pengon zhvillimin e të parit”, thotë Shabani për Radion Evropa e Lirë.

Sipas një studimi të Qendrës Kërkimore Pew, me seli në SHBA, dy të tretat e prindërve në këtë vend kanë thënë se kujdesi për fëmijë tani është më i vështirë sesa para 20 vjetësh, pikërisht për shkak të teknologjisë dhe telefonave të mençur. Sipas studimit të vitit 2020, rreth 61 për qind e prindërve të një fëmije të moshës 11 vjeç ose më të vogël, kanë thënë se kanë marrë këshilla ose informacione nga një mjek ose profesionist tjetër mjekësor për kohën e kaluar para ekranit digjital.

Marrë nga REL

Pas

“Më merret fryma kur jam pranë tij”/ Beatrix Ramosaj shpreh pëlqimin ndaj Donaldit: Nëse më thotë…

Para

Test: Zgjidhni një kristal dhe zbuloni këshillën për të cilën keni më shumë nevojë tani

Para
Test: Zgjidhni një kristal dhe zbuloni këshillën për të cilën keni më shumë nevojë tani

Test: Zgjidhni një kristal dhe zbuloni këshillën për të cilën keni më shumë nevojë tani

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar