• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Të dalin inxhinierë e arkitektë të mirëkualifikuar” Luljeta Bozo bën disa propozime në Kuvend

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Të dalin inxhinierë e arkitektë të mirëkualifikuar” Luljeta Bozo bën disa propozime në Kuvend
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste Luljeta Bozo ka nxjerrë në pah një sërë problematikash në seancën e sotme në Kuvend.

Kryesisht ajo ka theksuar ato që lidhen me ndërtimin dhe pensionistët.

Bozo ndër të tjera kërkoi që arkitektët dhe inxhinierët të licensohen në mënyrë që të mos ketë parregullsi në ndërtimet e bëra.

Deputetja gjithashtu këmbënguli gjatë fjalës së saj që të ndërtohen institute të tjera kërkimore, sepse sipas saj, vetëm nëpërmjet shkencës mund të vijohet përpara. Sakaq, ajo tha kërkoi që për të moshuarit të rriten pensionet, si dhe të krijohen qendra të posaçme ku ato të kalojnë një kohë të këndshme.
“Në diskutimin tim rreth buxhetit të vitit 2022, problemi i parë është në fushën e ndërtimit. Asnjë degë e ekonomisë nuk bën dot pa ndërtimin. Në këtë buxhet me shifrat e të cilit janë njohur të gjithë i jepet rëndësi të veçantë infrastrukturës ujore, ajrore, ujësjellësve, energjetikes. I jepet rëndësi e veçantë menaxhimit të mbetjeve.

I jepet një rëndësi e veçantë rrjetit të komunikimit. Por që ky buxhet të japi efektet e veta të pritshme, besoj se duhet të insistojmë pa shtuar shifra në buxhet. Është urgjente të miratohet urdhri i inxhinierit dhe arkitektit, i cili do të rregullojë funksionimin ligjor të procedurave në fushën e ndërtimit, në dhënien e licencave, ku do të jenë të shkruara qartë. Në këtë fushë do të punojnë profesionistë të vërtetë. Ne pësuam një katastrofë të madhe në nëntor të 2019. Nga kjo e keqe nuk kemi nxjerrë mësimet e duhura. Çdo ditë dëgjojmë për aksidente të shumta, që shoqërohen me humbje jete dhe gjymtime. Veç faktorëve të tjerë këtu përgjegjësi ka ndërtimi, që s’ka qenë në lartësinë e duhur për të garantuar sigurinë rrugore.

Duhet forcuar jo vetëm rregullat, por edhe zbatimi i tyre. Në këtë buxhet janë parashikuar të ndërtohen rrugë, aeroporte, për të zhvilluar turizmin. Por, kjo nuk mjafton. Ne vërtetë jemi një vend i vogël, por kemi pasuri të shumëllojshme. Së fundmi ka ardhur koha që në fushën e ndërtimit të funksionojë më shumë se një institutit kërkimi, pa kërkime shkencor nuk ka zhvillim. Instituti ekzistues duhet të bëjë një ndryshim rrënjësor. Është punë e këtyre instituteve që të merren me standardet e marrjes në dorëzim të veprave. Është po kështu detyrë e instituteve të shohin çmimet e manualeve, sepse rëndojnë kostot e veprimit.

Problemi i dytë është në fushën sociale. Duhet të kemi parasysh që kemi mbi 500 mijë pensionistë, që janë një pasuri e madhe kombëtare. Ndaj në këtë buxhet janë parashikuar dy masa për këta. E them këtë se një pjesë e madhe e pensionistëve marrin një pension qesharak. Ndaj mendoj që këtë gjendje mund ta përmirësojmë. Të rregullohet legjislacioni për pensionistësh. Të përcaktohet sa është minimumi jetik. Së treti në numrin total të pensionistëve, të na raportohet sa janë ata që kanë pension më të vogël se 20 mijë lekë. Mendoj se shërbimi shëndetësor falas, duhet kontrolluar se duhet të jetë i tillë për vizitat e kontrollet. Pensionistët duhet të marrin të gjitha ilaçet e rimbusueshme.

Kemi shumë pensionistë që kanë qenë profesionistë të shkëlqyer. Këto kapacitete duhet shfrytëzuar me zgjuarsi e ata të shpërblehen. Në këtë mënyrë ata mund të fitojnë më shumë, e mbi të gjitha nuk do e ndjejnë veten e përjashtuar nga shoqëria. Duhet shtuar qendrat sociale, ku të punojnë vullnetarisht të rinjtë, e në këto qendra pensionistët do të kalojnë këndshëm një pjesë të kohës”, tha Bozo.

Pas

Punoi si inspektor policie, por hodhi bazat e fizikës: Pesë fakte të çuditshme rreth Isak Njutonit

Para

Punonte si taksist/ Arrestohet 39-vjeçari i kamufluar në Tiranë, ja çfarë zbuloi policia

Para
Punonte si taksist/ Arrestohet 39-vjeçari i kamufluar në Tiranë, ja çfarë zbuloi policia

Punonte si taksist/ Arrestohet 39-vjeçari i kamufluar në Tiranë, ja çfarë zbuloi policia

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

nga Fast News
22:31 | 12/11/2025
0

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Recent News

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

22:31 | 12/11/2025
Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar