Një grup prej rreth 20 personash hynë në një bar në qendër të Bergamos dhe sulmuan disa tifozë të Manchester United.
Të mbuluar me shalle dhe kapuça të zinj, ata sulmuan tifozët e klubit anglez, që nesër do të ndeshjen në Champions League kundër Atalantës, në “The Ritual Pub” në rrugën Francesco d’Assisi, me hedhje sendesh e bomba tymuese.
Bastisja ishte e shkurtër, falë edhe nervave të forta të menaxherëve të klubit që arritën të mbyllnin dyert pothuajse menjëherë.