• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

SPAK në aksion/ Merret i pandehur kryebashkiaku i Mallakastrës, ja për çfarë akuzohet

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
SPAK në aksion/ Merret i pandehur kryebashkiaku i Mallakastrës, ja për çfarë akuzohet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryebashkiaku socialist i Mallakastrës Qerim Ismailaj është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai është denoncuar më parë edhe nga Partia Demokratike pranë organeve të larta të drejtësisë.

SPAK bën me dije se është regjistruar procedimi penal në ngarkim të tij, si i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

“Në kuadër të këtij procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe në përfundim është konkluduar se shtetasi Qerim Ismailaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, i është komunikuar akuza, është marrë me cilësinë e të pandehurit dhe janë përfunduar hetimet”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTE:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, më datë 07.09.2021, ka regjistruar procedimin penal me Nr.236/2021, në ngarkim të shtetasit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, si i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe në përfundim është konkluduar se shtetasi Qerim Ismailaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, i është komunikuar akuza, është marrë me cilësinë e të pandehurit dhe janë përfunduar hetimet.

Sot me datë 01.11.2021 nga Prokuroria e Posaçme është dërguar kërkesa për gjykimin e çështjes pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të të pandehurit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal.

HETIMET 

Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vite burg në Greqi, për dy vepra penale.

Pas hetimeve të kryera nga prokuroria, kryebashkiaku i denoncuar nga Partia Demokratike, rezulton me probleme me ligjin e Dekriminalizimit.

Sipas Prokurorisë shqiptare, ai është dënuar në vitin 2000 me vendim të formës së prerë nga një gjykatë greke, për dy vepra penale. Por ky dënim, në Shqipëri korespondon me një dënim vetëm me gjobë, për një vepër penale.

DENONCIMI I PD

Verifikimi u krye pas denoncimit të Partisë Demokratike në janar të vitit 2020, me pretendimin se Ismailaj ishte dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme në Greqi, por se nuk e ka vuajtur dënimin. “Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie,” deklaroi atëherë sekretari i PD-së, Gazmend Bardhi duke e konsideruar Ismailajn subjekt ndalimi sipas ligjit të dekriminalizimit.

Pas

“Jeni mësuar me opozitë false” Deputetja e LSI ‘shpërthen’ në komision dhe paralajmëron: Realiteti ka ndryshuar

Para

Ndodh çudia në këtë shtet, vjen në jetë foshnja që peshon gati 7 kilogram

Para
Ndodh çudia në këtë shtet, vjen në jetë foshnja që peshon gati 7 kilogram

Ndodh çudia në këtë shtet, vjen në jetë foshnja që peshon gati 7 kilogram

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar