• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Lifestyle

Përballimi i ankthit, “mrekullia” e aktivitetit fizik dhe jo ilaçeve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Përballimi i ankthit, “mrekullia” e aktivitetit fizik dhe jo ilaçeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një vajzë 27 vjeçare, u diagnostikua me çrregullime paniku dhe depresion. Shpesh ajo izolohej në shtëpi, ndihej e paaftë të përballonte punën, nuk argëtohej dot me shoqërinë dhe ndjente vazhdimisht lodhje.

Menjëherë e shqetësuar për shëndetin e saj, ju drejtua mjekut i cili i dha terapi me antidepresant dhe njëkohësisht i rekomandoi edhe psikoterapi. B u ndje më mirë dhe u rikthye në punë, përpiqej të dilte me shoqërinë e megjithatë ende ndjente lodhje. Ajo ishte e përpiktë në përcjelljen e këshillave te terapistit.

Njëkohësisht filloi të kryente edhe ushtrime fizike, B i pëlqente qetësia që ndjente pasi vraponte sepse ndihej më pak e stresuar. Pas pak muajve ju rikthye energjia e dikurshme. Pas një viti B ishte e gatshme të ulte dozën e medikamenteve dhe të rriste intensitetin e ushtrimeve fizike, kjo i shkaktoi një rritje të nivelit të endorfinave të cilat e ndihmuan në përballimin e ankthit pasi ndërpreu mjekimin.

Shpesh njerëzit nuk e besojnë se ushtrimet fizike e bëjnë këtë ’mrekulli’, pra të përmirësojë kaq mrekullisht shëndetin e tyre mendor. Shumë terapist pohojnë se në nivel fiziologjik ushtrimet fizike ndikojnë pozitivisht mbi nivelet e neurotrasmetuesve në tru dhe përmirësojnë humorin, gjithashtu rritja e nxehtësisë trupore ka efekte qetësuese. Aktiviteti fizik rrit nivelin e endorfinës, lehtëson tensionin në muskuj dhe redukton nivelin e kortizolit i cili është hormoni i stresit.
Ushtrimet fizike gjithashtu ndikojnë pozitivisht dhe japin edhe përfitime të tjera te individët qofshin ata me ankth apo pa ankth, me depresion apo pa depresion.
-Rrisin besimin në vetvete.
Aktiviteti fizik të jep besim, jep edhe një lloj ndjenje të përmbushjes së qëllimeve dhe sfidave sado të vogla qofshin ato. Ndihesh edhe në formë të mirë përsa i përket pamjes fizike.
-Shpërqendrimi nga problemet dhe mendimet negative.
Gjatë vrapit në natyrë apo lojërave të ndryshme sportive zhvendosen mendimet negative dhe i lihet hapësirë kreativitetit. Ushtrimet fizike mund të shoqërohen edhe nga ndonjë muzikë e preferuar e cila po ashtu ka efekte pozitive.
– Rrisin bashkëveprimin me të tjerët.
Duke qënë se depresioni të çon në vetizolim, ushtrimet fizike në natyrë të japin mundësinë e të përshëndeturit ose edhe të shkëmbyerit e ndonjë buzëqeshje me të tjerë, gjithashtu edhe njohje me miq të rinj.
-Përballimi i suksesshëm.
Duke bërë përpjekje për të përballuar ankthin apo depresionin në mënyrë të shëndetshme dhe jo duke përdorur devijime, si përdorimi i alkoolit apo mbyllja në vetvete është një sfidë mjaft e madhe. Kjo sigurisht që të bën të ndihesh krenar me veten.

Artikull nga psikologe Juliana Dulla

Pas

“Nuk i kam hequr bukën e gojës askujt” Reagimi i Blerina Bombajt për incidentin ku polici shtyu Anila Hoxhën, vjen përgjigja e gazetares

Para

Berisha u shpall “non-grata”/ A i kanë dhënë shpjegime kongresmenët amerikanë? Ja çfarë thotë Basha

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

nga Fast News
22:31 | 12/11/2025
0

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Recent News

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

22:31 | 12/11/2025
Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar