• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“O peng-kryetar” Berisha thirrje Bashës: Nëse do të shohësh firmat shko merri

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“O peng-kryetar” Berisha thirrje Bashës: Nëse do të shohësh firmat shko merri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar takimin me qytetarët në Sarandë, në kuadër të lëvizjes “Foltorja”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha kritikoi kryeministrin Edi Rama me tone të ashpra, për të cilin tha se e shndërroi vendin në delen e zezë të Ballkanit.

Drejtuar mbështetësve në këtë “foltore”, ish-kryeministri tha se Kuvendoi do të mblidhet dhe se do të vendosen normat më demokratike, për të ngritur një opozitë fitimtare.

“Ju falënderoj për mbështetjen tuaj dhe shpreh mirënjohjen e pakufishme për ju. Në një moment ndër më kritikët në jetën e demokracisë shqiptare dhe PD , u ngritët fuqishëm në atë të cilën u e quaj mrekullinë më ta madhe shqiptare që nga dhjetori i ’90. Janë idealet tuaja demokratike, guximi, vizioni që në çastin më kritik kur narkoshteti shqiptar i drejtuar nga Rama shndërroi ‘de fakto’ PD-në. U ngritët më të vendosur se kurrë pa përfillët asnjë presion dhe për herë të parë në historinë e Shqipërisë ndoshta edhe të Europës ju me firmën tuaj u bëtë zotër të PD dhe pluralizmit shqiptar.

Ju firmosët për të marrë në dorë Kuvendin, organin më të lartë si një akt shqiptar. Edi Rama festoi para kohë marrjen peng të pluralizimit. Ai mendoi se i lau duart me partinë demokratike dhe se tani do të mund të vendoste çdo gjë në këtë vend, pasi regjistroi rekordet më të zeza, shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe të Europës. Ai nxori në treg kufijtë e Kosovës dhe jo më pak të Shqipërisë, Rama u gabua shumë rëndë sepse llogariti peng kryetarin dhe nuk ju llogariti ju që nuk shiteni dhe nuk bliheni që nuk i nënshtroheni. Foltorja është pa asnjë diskutim mrekullia më e madhe e viteve të fundit. Tashmë jeni ju në mbështetje të vlerave të lirisë. Garantoj se ne që çmontuam sistemin komunist ne do të çmontojmë narkoshtetin shqiptar”, tha më tej Berisha.

Ndërsa u ndal tek kreu i PD-së Lulzim Basha, ai theksoi se nuk mundi dot ta udhëhiqte këtë forcë politike duke e cilësuar si një lider të thyer.

Po ashtu shtoi se Basha i dha partisë një formë sikur të ishte e qendrës së majtë dhe kjo zhgënjeu shqiptarët e mbështesnin atë.

I ndalur tek mbledhja e firmave të anëtarëve, Berisha bëri me dije se Basha është i frikësuar prej tyre dhe se ato janë të depozituar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar për të gjithë ata që duan ti shohin.

O peng kryetar ti do shohësh çdo fletë shko merri dhe kontrolloi të 4200 , ke zero tagër për to. Ato janë depozituar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar. Mund të shkoni aty ti lexoni. Ne ato nuk i publikojmë sepse ka një ligj, ne miratuam ligjin e garantimit të të dhënave personale. Kush të dojë do ti shohë, por ata kanë tmerr prej tyre.

“Edi Rama nuk është një pushtet legjitim, le ti dalë zot kush të dojë. Ne kurrë nuk do të pranojmë ato që u pranuan në zgjedhjet e 25 prillit, nuk do të pranojmë sistemin e patronazhistëve…Ne kurrë nuk do të pranojmë grabitjen e votës. Le ta bëjmë të qartë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka… Ata që do të na përfaqësojnë do të zgjidhni ju…Partia Demokratike është parti e cila u themelua nga studentë, intelektualë…Ne jemi përgjegjës për ata që nuk janë sot mbi tokë. Zotohemi dhe betohemi se do të garantojmë liritë dhe do të bëjmë gjithçka për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Dua ti them Edi Ramës dhe pengut të tij të mos guxojnë të prekin familjen me ato ligje që kanë dorëzuar në parlament. Sot Edi Rama me pengun e tij interesin kombëtar duan ta zëvendësojnë me Ballkanin e Xhorxh Soros. Përse ne duhet ti japim përparësi hegjemonisë Serbe në rajon. Nuk kam qëllim tjetër veçse paqes.  Foltores i kanë vendosur nofka nga frika dhe tmerri i saj, nuk ka asgjë më pro-perëndimore si kjo foltore. Ne si PD kaluam një krizë dhe po kalojmë një krizë të thellë. Kryetarin që e mbështetën të gjithë, me mundësitë më të mëdha.

Mahnitem nga mundi i demokratëve. Por problemi është ai që drejtojnë partinë ishte një lider i thyer, nuk e udhëhiqte dot këtë forcë politike, nuk e ndjente cila është fuqia e saj. E s’postoi majtas…I dha partisë një formë sikur të ishte e qendrës së majtë dhe kjo zhgënjeu të përndjekurit politikë, rininë , nënat e motrat…zhgënjeu shqiptarët. Ky njeri i shkolluar në perëndim sillet sikur të kishte ardhur nga Korea e Veriut. Tani përpiqet të deligjitimojë nismën tuaj”, tha më tej Berisha.

Pas

“Për ta njohur mirë duhet ta kesh kundërshtar” Basha i shpall zyrtarisht ‘luftë’ Berishës

Para

“Po e them për herë të parë” Basha: Berishën e përjashtova nga fushata në zgjedhjet lokale të 2011, prandaj fitova

Para
“Po e them për herë të parë” Basha: Berishën e përjashtova nga fushata në zgjedhjet lokale të 2011, prandaj fitova

“Po e them për herë të parë” Basha: Berishën e përjashtova nga fushata në zgjedhjet lokale të 2011, prandaj fitova

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar