Gjatë ditës së sotme, familjarët e Mateo Vasiut, 8-vjeçarit i cili u vra në mënyrë mizore nga fqinji i tij Klodian Çalamani protestuan për disa minuta para burgut të Vlorës, aty ku 38-vjeçari vuan dënimin.
‘Balkanweb’ raporton se gjendja e Çalamanit në burgun e Vlorës paraqitet e qetë dhe se vijon të qendrojë në izolim në ambientet e këtij burgu. Ai nuk është vizituar në burg nga asnjë i afërm i tij, dhe asnjë prej të burgosurve nuk i ka ofruar veshje, duke mbajtur të njëjtën veshje që kishte kur u arrestua.
Çalamani nuk ka as përfaqësues ligjor, pasi edhe avokati i caktuar nga shteti nuk ka pranuar që të përfaqësonte këtë çështje. Vrasja e Mateos ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërkohë që familja e tij po bën një peticion ku kërkon dënimit me vdekje të autorit.