• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Nëse keni iPhone nuk do shkoni më në servis celulari; Njihuni me programin e ri të Apple

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Nëse keni iPhone nuk do shkoni më në servis celulari; Njihuni me programin e ri të Apple
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Riparimi i një iPhone nuk ka qenë kurrë i thjeshtë. Rrugët ishin dy: t’u drejtoheshe dyqaneve zyrtare të Apple, apo t’u besojë dyqaneve poshtë shtëpisë që do të përdornin komponentë të përputhshëm. Kështu, deri dje.

Apple ka vendosur tani të bëjë një kthesë historike në këtë kapitull, duke njoftuar programin Self Service Repair, që do t’u mundësojë klientëve të cilët ndihen të aftë të riparojnë, akses në pjesë dhe mjetet origjinale të Apple.

Kjo do të jetë fillimisht e mundur për modelet e telefonave iPhone 12 dhe iPhone 13 dhe së shpejti edhe për Mac, me chip M1. Programi Self Service Repair do të nisë zbatimin në fillim të vitit 2022 në SHBA dhe do të shtrihet në vende të tjera gjatë vitit.

Në një deklaratë të kompanisë me seli në Cupertino shkruhet se “ky opsion u shtohet 5000 Qendrave të Shërbimit të Autorizuara të Apple dhe 2800 kompanive që bëjnë pjesë në programin Independent Repair Providers, të cilat kanë akses në pjesë origjinale, mjete dhe manuale”.

Hapi i parë i programit do të përqendrohet te pjesët për të cilat kërkohet më shpesh ndihmë te qendrat e shërbimit, si ekrani, bateria dhe fotokamerat e iPhone. Mundësia për të bërë riparime të tjera do të jetë e disponueshme gjatë vitit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Zgjerimi i aksesit në pjesë origjinale Apple ofron edhe më shumë mundësi zgjedhje kur keni nevojë për një riparim” – tha Jeff Williams, Chief Operating Officer në Apple. Në tre vitit e fundit, Apple ka thuajse dyfishuar qendrat e shërbimit që kanë akses në pjesë origjinale, mjete dhe manuale për Apple, dhe tani do të ofrojmë një mundësi më shumë për ata që dëshirojnë të bëjnë në mënyrë pavarur riparimet e tyre”.

Riparimi self-service

Siç shpjegojnë nga kompania Apple, është e qartë se për të bërë një riparim në siguri të plotë, është e rëndësishme, para së gjithash, të konsultoheni me manualin e riparimit. Më pas mund të bëni një porosi për pjesët dhe mjetet origjinale të Apple nëpërmjet Apple Self Service Repair Online Store.

Pas riparimit, kushdo që kthen një pjesë të përdorur për riciklim do të marrë një kredit për ta shpenzuar për blerjen e radhës. Dyqani i ri do të ofrojë më shumë se 200 pjesë dhe mjete të vetme origjinale, duke ju lejuar të përfundoni riparimet më të zakonshme për iPhone 12 dhe iPhone 13.

Edhe pse është i aksesueshëm nga të gjithë, është e dukshme se shërbimi Self Service Repair është menduar për njerëzit e specializuar në shërbim teknik, të cilët kanë kompetencën dhe përvojën për të riparuar pajisje elektronike. Sepse zëvendësimin e ekranit apo baterisë nuk mund ta bëjë kushdo.

Kjo është arsyeja pse Apple shkruan se “për pjesën më të madhe të klientëve, drejtimi te një ofrues shërbimi profesional me teknikë të certifikuar të shërbimit që përdorin pjesë origjinale të Apple është mënyra më e sigurt dhe më e besueshme për të marrë një riparim”.

Më shumë akses në riparime

Në tre vitet e fundit, Apple ka thuajse dyfishuar numrin e qendrave të shërbimit që kanë akses në pjesë origjinale, mjete dhe manuale Apple, duke përfshirë më shumë se 2800 Independent Repair Providers.

I prezantuar në SHBA në 2019, programi Independent Repair Provider po rritet me shpejtësi dhe përfshin më shumë se 200 vende, duke lejuar qendrat e pavarura të riparimit të kenë akses në të njëjtin trajnim, pjesë origjinale dhe mjete si Qendrat e tjera të Shërbimit të Autorizuara të Apple./iconstyle

Pas

Gjëra që janë edhe më mirë se një i/e dashur

Para

Rruga që zgjodhët do të zbulojë se çfarë fshihet pas personalitetit tuaj

Para
Rruga që zgjodhët do të zbulojë se çfarë fshihet pas personalitetit tuaj

Rruga që zgjodhët do të zbulojë se çfarë fshihet pas personalitetit tuaj

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

nga Fast News
17:30 | 13/01/2026
0

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

nga Fast News
17:26 | 13/01/2026
0

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

nga Fast News
17:01 | 13/01/2026
0

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

nga Fast News
16:50 | 13/01/2026
0

Recent News

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

17:30 | 13/01/2026
Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

17:26 | 13/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar