Lirohet nga detyra si zv. ministër i Arsimit Oltion Rrumbullaku.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.
Dokumenti mban firmën e kryeministrit Edi Rama. Në vendin e Rrumbullakut është emëruar Albana Tole.
VENDIMI PËR EMËRIM NË DETYRË:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: Znj. Albana Tole emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA