Ndryshimi i orës cilësohet si bezdisshëm për shumë njerëz, sidomos kur është fjala për ciklet e tyre të gjumit. Ndryshimet 2 herë në vit, me “kalimin e akrepave 1 orë para apo prapa”,kanë bërë që shumë njerëz, përfshirë politikanët në disa shtete, të bëjnë peticione për taanuluar plotësisht praktikën e ndryshimit të orës.
Por a do të ishte një veprim i mirë? Ndonëse mbajtja e një ore standarde gjatë gjithë vitit mund të tingëllojë si një gjë pozitive, një studim i ri zbulon se mund të jetë negative për shëndetin e njerëzve gjatë muajve të dimrit.
Hoze Maria Martin-Olala nga Universiteti i Seviljes në Spanjë, zbulon se anulimi i orësdimërorë, do të çonte në më shumë aktivitet njerëzor në orët e hershme të mëngjesit, para se të lindte dielli në dimër. Dhe kjo gjë mund të jetë e dëmshme nga pikëpamja fiziologjike. Studimet e mëparshme, kanë ekzaminuar ndikimin e gjumit dhe pasojat e orës dimërore nëditët dhe madje edhe javët pas ndryshimit të orës. Studiuesit kanë zbuluar se praktika e orës verore i prish ciklet e gjumit për të paktën një javë, sidomos tek “bufat e natës”, pra ata qëflenë zakonisht shumë vonë në mbrëmje. Numri i aksidenteve me makinë rritet historikisht ndjeshëm, kur njerëzit ndryshojnë orën e tyre të ngritjes nga gjumi. Por kur bëhet fjalë për anulimin e plotë të kësaj praktike, shkencëtarët nuk kanë qenë në një mendje, pasi shumë vende e kanë vazhduar këtë praktikë për dekada.
Profesor Martin-Olala u përpoq që ta zgjidhte këtë dilemë, duke krahasuar ritmet e përditshme të ngritjes nga gjumi, dhe ritmet e përditshme të gjumit midis njerëzve në Britani dhe Gjermani.
Megjithëse Britania e Madhe e ka përdorur ndryshimin e orës që nga viti 1918, Gjermania e ndaloi këtë praktikë midis fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe vitit 1980. Studimi tregon se Gjermania e nis ditën e saj gjysmë ore më herët se sa fqinji i saj i afërt.
Kjo bëri që shumë gjermanë t’i nisnin në errësirë mëngjeset e tyre në dimër. Për më tepër, profesori zbulon se aktiviteti i mëngjesit në Britani përkon thuajse saktësisht me lindjen e diellit në dimër.
Martin-Olala arrin në përfundimin se kombinimi i vazhdimit të praktikës së ndryshimit tëorës 2 herë në vit dhe faktorëve të tjerë socialë “ka ndihmuar në ruajtjen e kësaj shtrirjeje, e cila është optimale nga pikëpamja kronologjike”.
Nga ana tjetër, anulimi i kësaj praktike për më shumë se 30 vjet, e ka nxitur popullin gjerman ta fillojë më herët ditën, teksa lindja e diellit në verë ndodh një orë më herët se sa në Britani. Gjatë dimrit, kjo bën që më shumë gjermanë të mbështeten tek drita elektrike që të zgjohen,derisa të harmonizohen ritmet e tyre natyrale të trupit.
Autori i studimit argumenton se anulimi i ndryshimit të orës, do të thotë që njerëzit duhet të përballen me ndikimin e mëngjeseve të errëta, dhe ritmeve të shtrembëruara të gjumit për 3muaj në vit, në vend të 2 herëve në vit, dhe me një ndikim për vetëm disa ditë.
“Të njëjtat rezultate u gjetën edhe kur u testuan ritmet ditore amerikane përkundrejt atyreditore gjermane. Qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara, e praktikuan ndryshimin e orës që nga fillimi i shekullit XX-të”-shkruan Martin-Olala. / StudyFinds – Bota.al