• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kosovë/ LDK-ja shpall fitoren e Përparim Ramës në Prishtinë, “Vetëvendosja” humbet edhe Prizrenin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Kosovë/ LDK-ja shpall fitoren e Përparim Ramës në Prishtinë, “Vetëvendosja” humbet edhe Prizrenin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Po shkon drejt fundit numërimi i votave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në Prishtinë.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia ka pranuar humbjen duke e uruar për fitoren rivalin e tij.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, doli në një konferencë për media ku tha se në bazë të të dhënave të konfirmuara, LDK-ja është fituese e zgjedhjeve.

“Emocionin e kësaj fitore nuk mundem me përshkru me fjalë. Kjo është fitorja e të gjithëve. Vota jote sot tregon se jemi të emancipuar për me dashtë më të mirën për vendin tonë. përgjegjësinë kam me e marrë më parësore se privilegjin. Unë Përparim Rama zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve”, u shpreh ai.

“Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.

REZULTATET

Prishtinë: 92 për qind e votave të numëruara, kryeson Rama i LDK-së

Janë procesuar në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votat nga 92.44 për qind e vendvotimeve në Prishtinë. Nga ky rezultat, Përparim Rama i LDK-së po kryeson me 50.81 për qind. Arben Vitia i VV-së ka marrë 49.19 për qind të votave.

Në vota dallimi është rreth 1200. Rama ka marrë 37 mijë e 548, ndërsa Vitia 36 mijë e 357.

Numërohen 98 për qind e votave në Prizren, PDK rrëzon VV-në

98 për qind të vendvotimeve të procesuara në Prizren, PDK-ja rrëzon VV-në
Partia Demokratike e Kosovës është duke udhëhequr pas procesimit të 98 për qind të vendvotimeve në Prizren.

Në këtë komunë, Shaqir Totaj ka marrë 50.67 për qind të votave apo 26 mijë e 453 vota. Ai ka lënë prapa Mytaher Haskukën e VV-së me 49.33 për qind të votave apo 25 mijë e 758 vota.

85 për qind e votave të numëruara në Gjilan, kryeson VV-ja

Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje po kryeson në Komunën e Gjilanit pas numërimit të më shumë se 85 për qind të votave në këtë komunë. Ai ka marrë 17 mijë e 846 vota apo 50.96 për qind të votave. Ndërsa Lutfi Haziri i LDK-së ka marrë 17 mijë e 175 vota apo 49.04 për qind.

(19:10) Përfundon pa incidente raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, pritet të dalin rezultatet e para të votimeve

Ka përfunduar pa incidente procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ku kutive iu drejtuan qytetarët e 21 komunave.

Mediat e Kosovës raportojnë se të gjitha qendrat e votimit që u hapën në orën 07:00 janë mbyllur në orën 19:00.

KQZ bëri me dije se pjesëmarrja ka qenë 38.48% apo 378 mijë e 730 qytetarë kanë votuar.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të drejtë vote kishin 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë. Numri i qendrave të votimit ishte 575 kurse vendvotime ishin 1,638.

Në raundin e dytë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka garuar në 12 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime, Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka garuar në nëntë komuna: Prishtinë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Istog, Fushë Kosovë, Dargash, Podujevë dhe Junik.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka garuar në tetë komuna: Drenas, Kaçanik, Shtime, Vushtrri, Malishevë, Prizren, Dragash dhe Klinë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka garuar në pesë komuna: Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik dhe Istog.

Ndërsa, partia NISMA Socialdemokrate ka garuar vetëm në Komunën e Malishevës. Pas pak do të dalin edhe rezultatet e para preliminare të këtyre zgjedhjeve.

Pas

Mjegulla mbulon aksin Fushë Krujë-Vorë, vështirësohet shikueshmëria

Para

Rezistenca ndaj insulinës – si ndodh kjo gjendje dhe kush është në rrezik më të lartë?

Para
Rezistenca ndaj insulinës – si ndodh kjo gjendje dhe kush është në rrezik më të lartë?

Rezistenca ndaj insulinës – si ndodh kjo gjendje dhe kush është në rrezik më të lartë?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

nga Fast News
09:00 | 13/11/2025
0

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

nga Fast News
08:30 | 13/11/2025
0

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

nga Fast News
07:30 | 13/11/2025
0

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

nga Fast News
07:00 | 13/11/2025
0

Recent News

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

09:00 | 13/11/2025
6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

08:30 | 13/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar