• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Këta njerëz janë ndarë kur zbuluan sekretet e partnerëve në lidhje me paratë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Këta njerëz janë ndarë kur zbuluan sekretet e partnerëve në lidhje me paratë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


1.

“Unë dhe ish-bashkëshorti im kontribuonim të dy financiarisht në shtëpi, por e kishim lënë që me faturat do të merrej ai. Një ditë prej ditësh mësoj se ai nuk kishte paguar asgjë. Na shkëputën elektricitetin, na hoqën ujin dhe praktikisht krejt papritur jetonim në kaos. I kërkova me urgjenc divorcin dhe as sot nuk e di ku janë ato para.”

2.

“Unë dhe ai po përpiqeshim të blinim një shtëpi bashkë, por sjellja e tij po më shqetësonte. Sa herë flitej për këtë temë, ndryshonte pamje. Na del që ai s’merrte dot asnjë kredi sepse i kishte borxh bankave para dhe karta krediti të pashlyera. U ndamë sigurisht!”

3.

“Ish-i im s’më tregoi se kishte rreth 10.000 dollarë borxh përgjatë 1 viti lidhje. Sapo e bëri, pretendonte t’ja paguaja unë dhe vazhdimisht sa herë vinte në shtëpi, më pyeste si pa të keq. Ai kishte fiksimet e tij dhe unë doja ta ndihmoja t’i paguante borxhet. Egoizmi i tij më futi mua në borxhe të thella dhe vetëm sot arrij ta kuptoj që çdo ditë do të bëhej më keq.”

4.

“Unë dhe im shoq kemi 9 muaj të martuar. S’kemi ende një llogari të përbashkët edhe pse e kemi diskutuar shumë herë. Ai vendosi që ne të zhvendosemi diku tjetër për të punuar në një vend edhe më të mirë. Kështu bëmë dhe sërish ai s’pranonte të kishim një llogari të përbashkët vetëm sepse mendonte që nëse unë shihja sa fitonte ai, s’do të doja të shkojë më në punë.”

5.

“Unë kam jetuar me çrregullimin e bipolaritetit për dekada me radhë. Gjatë asaj kohe kam parë episode të shumta blerjesh kompulsive. Zgjohesha në 3 të mëngjesit dhe aplikoja për karta krediti. Kërkoja vetëm para dhe shpesh as nuk më kujtohet nëse blija diçka me ato. Në fund, ia thash tim shoqi dhe vendosa të kurohesha. Kaluam kriza të forta financiare, por brenda 5 vitesh e rimorëm veten.”

6.

“13 vite më parë, ish-i im i shpenzonte gjithë paratë në gjëra që unë i sugjeroja për shtëpinë. Si një krevat të ri, apo një ndryshim në sallon. Unë nuk e bëja kurrë të ndihej keq, por ai s’mi tregonte problemet dhe gjithashtu mbajti sekret borxhet që kishte. Ende as sot nuk e kuptoj pse nuk foli kurrë me mua.”

7.

“Për një kohë të gjatë ai hiqej sikur nuk kishte para.Jetonim bashkë dhe çdo gjë ndahej 50/50. Për një kohë të gjatë kam menduar se kemi shumë probleme financiare dhe kurseja si e çmendur. Kur mësova të vërtetën u ndjeva e ofenduar dhe zemërthyer.”/anabel

Pas

Sulm në Bergamo, tifozët e Man.United në shënjestër

Para

Kuptimi shpirtëror i hënës së re të nëntorit

Para
Kuptimi shpirtëror i hënës së re të nëntorit

Kuptimi shpirtëror i hënës së re të nëntorit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar