• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Ju nevojitet mbështetje serioze” Shoqata e Bashkive letër Kuvendit, kërkon ndryshime në buxhetin e vitit 2022

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
“Ju nevojitet mbështetje serioze” Shoqata e Bashkive letër Kuvendit, kërkon ndryshime në buxhetin e vitit 2022
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Shoqata e Bashkive i është drejtuar Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë me anë të një letre ku i kërkon disa ndryshime mbi Projekt Buxhetin e Shtetit për vitin 2022.

Sipas këtij institucioni, me buxhetin që është miratuar aktualisht, bashkitë do të mbeten shumë të kufizuara në shpërndarjen e shërbimeve publike, qoftë në sasi apo cilësi.

Gjithashtu Shoqata e Bashkive rendit me argumenta disa nga rekomandimet e nevojshme në mënyrë që zhvillimit vendor ti jepet një frymëmarrje për përmirësimin ekonomik dhe social.

“Ndaj, bazuar në konstatimet më sipër Shoqata e Bashkive propozon të bëhen këto ndryshime që i japin një frymëmarrje në aftashkurtër zhvillimit vendor për përmirësimin ekonomik dhe social në bashki:
1. Buxheti i vitit 2022 të rritet nga 1% e PBB në 1,3% të PBB;
2. Tranfertat sektoriale të rriten me 1,5 herë.
3. Buxheti për mbrojtjen civile me koeficentë bazuar në efektet dhe nivelin e prekshmërisë për bashki të vecanta si Shkodra, Lezha, Durrësi, Fieri dhe Vlora.
4. Burxhi i bashkive të mbartet nga qeveria qendrore duke filluar nga viti 2022.
5. Qeveria duhet të marrë parasysh kompensimin e të ardhurave të munguara për bashkitë nga zerimi i rentës për 3 vite (ligji 68/2017).
6. Fondi i Zhvillimit të Rajoneve është parashikuar si program buxhetor në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Nga relacioni nuk del e qartë se sa buxhet është planifikuar dhe cilët do jenë kriteret për bashkitë. Kërkojmë të bëhen publike sa më pare”, thuhet ndër të tjera.

LETRA E PLOTE:

Tiranë, 8Nëntor 2021

Lënda:             Rekomandime të Shoqatës së Bashkive mbi Projekt Buxhetin e Shtetit për vitin 2022

Drejtuar:         Komisionit të Ligjeve, Kuvendi i Shqipërisë

 Shoqata e Bashkive të Shqipërisë që nga viti i krijimit në 1993, mbron demokracinë vendore dhe decentralizimin, punon dhe avokaton në mbrojtje të interesave të pushtetit vendor të nivelit të parë siç janë bashkitë, dhe nxit përmirësimin e shërbimeve publike sasiore dhe cilësore në nivel vendor.  ShBSh ndjek me vëmendje dhe angazhim reformat e qeverisë në pushtetin vendor, inkurajon përmirësime të vazhdueshme dhe qëndrueshme. Po me kaq vullnet e vëmendje ndjekim edhe zhvillimin e vetë bashkive, dhe inkurajojmë ato drejt një performance më të mirë dhe më llogaridhënëse ndaj komunitetit.

Kuptojmë që janë vite të vështira në dimensionin e buxhetit në tërësi dhe buxhetit vendor në veçanti.Nga ana tjetër, njohim shumë mirë edhe nevojat reale që ka sot pushteti vendor për mjete financiare.

Sot, 61 bashkitë dhe  Njësitë Administrative përkatëse kanë më shumë se kurrë përgjegjësi.Janë 42 funksione dhe llojshmëri shërbimesh administrative dhe publike, për të cilat ju nevojitet mbështetje serioze me buxhet nga transferta qeveritare.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë na ka prezantuar një projekt – buxhet për pushtetin vendor për vitin 2022 si më poshtë:

Për vitin 2022, transfertat në buxhetin e njësive të vetëqeverisjes vendore janë:

Transferta e pakushtëzuar e cila përbëhet nga:

  1. Pjesa e Përgjithshme prej 18.7 miliard lekë.
  2. Pjesa Sektoriale prej 8,75 miliard lekë.

Por sa ka qenë buxheti vendor për vitin 2021?

  1. Transferta e Përgjithshme ka qenë 18.2 miliard lekë;
  2. Pjesa sektoriale ka qenë7.85 miliard lekë.

Krahasimi tregon një rritje krejtësisht të pandjeshme në shumën 488.9 milionë lekë.Me këtë rritje do te jetë shumë e vështirë, madje e pamundur të sigurohet përmirësimi i shërbimeve dhe jetesës së qytetarëve në bashkitë e Shqipërisë.  Ndërkohë që për të pasur një pushtet të konsoliduar vendor është domosdoshmëri buxheti me rritje të vullnetshme.

Sigurisht, që asnjëherë asnjë qeveri nuk ka para me bollëk, të ardhura që plotësojnë çdo dëshirë dhe kërkesë të çdo pushteti.Por ama disa parime bazë duhet të konsideroheshin më seriozisht nga qeveria në planifikimin dhe ndarjen e buxhetit për bashkitë, në shërbim të qytetarëve.

Duke shpresuar që ky buxhet është hartuar brenda kufijve të qartë dhe të parashikueshëm për politikat fiskale realiste dhe bazuar mbi të gjithë faktorët ndikues në mjedisin social, politik dhe ekonomik të vendit, konstatojmë se:

 

  • Buxheti për vitin 2022 edhe pse me një rritje aspak domethënëse duket se nuk garanton përmbushjen e nevojave të zhvillimit vendor, qoftë urban apo rural, pra nuk ka koherencën e kërkuar.

 

  • Me këtë buxhet bashkitë do të mbeten shumë të kufizuara në shpërndarjen e shërbimeve publike, qoftë në sasi qoftë në cilësi.

 

  • Bashkitë, me këtë buxhet, nuk do të arrijnë të përmbushin objektivat e tyre, ato do të kenë mangësi në standarte dhe në tregues të matshëm të punëve publike dhe shërbimeve të tjera për qytetarët.

 

  • Buxheti i vitit 2022 duhet të marrë në konsideratëdhe të jetë në koherencë me politikat dhe objektivat evetëqeverisë për:

 

  1. reformimin e sektorit të ujësjellës kanalizimeve;
  2. menaxhimin e integruar të mbetjeve;
  3. menaxhimin e rreziqeve dheemergjencave civile;
  4. zhvillimin e bashkive bregdetare turistike në përputhje me strategjinë e turizmit dhe
  5. parashikimin e fondit për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore transferuar bashkive nga ARrSh. Transferimi është kryer në inventarin e bashkive por nuk është shoqëruar me mjete financiare përkatëse.

Ndaj,bazuar në konstatimet më sipër Shoqata e Bashkive propozon të bëhen këto ndryshime që i japin një frymëmarrje në aftashkurtër  zhvillimit vendor për përmirësimin ekonomik dhe social në bashki:

  1. Buxheti i vitit 2022 të rritet nga 1% e PBB në 1,3% të PBB;
  2. Tranfertat sektoriale të rriten me 1,5 herë.
  3. Buxheti për mbrojtjen civile me koeficentë bazuar në efektet dhe nivelin e prekshmërisë për bashki të vecanta si Shkodra, Lezha, Durrësi, Fieri dheVlora.
  4. Burxhi i bashkive të mbartet nga qeveria qendrore duke filluar nga viti 2022.
  5. Qeveria duhet të marrë parasysh kompensimin e të ardhurave të munguara për bashkitë nga zerimi i rentës për 3 vite (ligji 68/2017).
  6. Fondi i Zhvillimit të Rajoneve ështëparashikuar si program buxhetor në Fondin Shqiptar të Zhvillimit.Nga relacioni nuk del e qartë se sa buxhet është planifikuar dhe cilët do jenë kriteret për bashkitë. Kërkojmë tëbëhen publike sa më parë.

Por, në një plan më afatmesëm dhe duke filluar nga viti 2023 ne i qendrojmë fort mendimit tonë se transferta me vetem 1% e PBB nuk siguron harmonizim me prioritetet strategjike afatmesme të bashkive, sikundër nuk siguron qasje ndaj prioriteteve strategjike kombëtare për ulje të varfërisë dhe përmirësim shërbimesh publike në gjithë territorin e vendit.  Kjo transfertë duhet të shkojë në 2% e PBB në të ardhmen e afërt.

Lidhur me rentën minerare, ne i mbetemi sugjerimit tonë për ndarjen e rentës me bashkitë dhe rritjen e përqindjes së përfitimit të pushtetit vendor deri ne 50% në favor të bashkive.

Ne mbetemi të gatshëm për bashkëpunim përsa i përket rritjes së kapaciteve vendore,performancës së vetë bashkive dhe përmbushjes së detyrimeve ligjore.

Faleminderit

SHOQATA E BASHKIVE TË SHQIPËRISË

Pas

“Po komunikon me katër muret” Sali Berisha i përgjigjet Lulzim Bashës: Ja gabimi më i madh i jetës sime

Para

“Je i pashpresë” Berisha i bën Ramës kërkesën e papritur: Hajde në debat televiziv të ti numëroj të gjitha

Para
“Je i pashpresë” Berisha i bën Ramës kërkesën e papritur: Hajde në debat televiziv të ti numëroj të gjitha

“Je i pashpresë” Berisha i bën Ramës kërkesën e papritur: Hajde në debat televiziv të ti numëroj të gjitha

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar