Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu ka rënë pre e një sulmi kibernetik.
Përmes një postimi të bërë në rrjete sociale ka kërkuar ndihmë nga miqtë e ndjekësit që ta raportojnë faqen.
“Të dashur, ju lutem report faqes sime të hakuar”, ka shkruar ajo duke treguar edhe opsionet që duhet të bëni.
Rona ndërkohë këto vitet e fundit ka qenë më pak e angazhuar në muzikë.Ajo duket t’i jetë përkushtuar më shumë jetës personale duke qenë nënë e dy fëmijëve.