Dashi
Kini durim për romancën tuaj, veçanërisht nëse keni dy histori të mundshme dhe nuk dini se si të veproni. Në punë, edhe nëse ju duket se gjithçka është kundër jush, mos jepni dorëheqjen.
Demi
Kujdes çfarë i thoni partneres/partnerit. Sot do të jeni nervoz, por mos ja shfryni nervat gjysmës tuaj më të mirë. Në punë vlerësoni me kujdes situatat përpara se të përfundoni një marrëveshje.
Binjakët
Një person i tretë mund të sjellë tension në historinë tuaj të dashurisë. Priten përplasje edhe në punë, sidomos me ata që nuk janë shumë në formë.
Gaforrja
Afërdita nuk është në anën tuaj, por nuk do të keni ndikim negativ në historinë tuaj të dashurisë. Edhe në punë do të vijë një përgjigje e mirë, por gjithçka varet nga puna juaj e së kaluarës.
Luani
Mos merrni gjithçka seriozisht në romancën tuaj pasi Hëna do të sjellë disa tensione. Edhe në punë merrini gjërat me qetësi, dëgjoni propozimet e reja dhe kushtojini vëmendje asaj që thoni.
Virgjeresha
Falë ndikimit pozitiv të Hënës, jeni gati për të bërë një deklaratë dashurie. Në punë, më në fund po vijnë frytet e punës që keni bërë për orë të tëra prej disa ditësh.
Peshorja
Nga pasditja mund të keni disa përplasje të vogla në romancën tuaj. Duhet të bëni kujdes nga tradhtia dhe xhelozia. Në punë ka pak nervozizëm por do ia dilni të zgjidhni gjithçka.
Akrepi
Ruani qetësinë sot, pavarësisht se asgjë nuk do të shkojë mirë. Në punë dhe në dashuri do të keni tension, pasi do të ketë mosmarrëveshje dhe çështje ligjore për të zgjidhur.
Shigjetari
Në dashuri nuk duhet t’i merrni situatat lehtë, sqaroni se çfarë nuk shkon. Edhe në punë bëni kujdes. Do të shihni që marrin merita ata që nuk punojnë dhe kjo do ju shkaktojë zemërim. Prisni edhe pak sepse do të vijë dita juaj.
Bricjapi
Ditët në vijim janë tepër të rëndësishme për ata që duan të rinisin një histori dashurie. Kushtojini vëmendje financave: kohët e fundit ka pasur shumë shpenzime.
Ujori
Dita do të jetë e keqe për ciftet që janë në krizë, por asgjë nuk është aq serioze sa për tu shqetësuar. Edhe në punë ulni ritmin për të patur më pak lodhje.
Peshqit
Në dashuri situata është më e mirë nga sa e kishit menduar. Lajme të rëndësishme do të vijnë në punë, por bëni kujdes nga Virgjëresha dhe Binjakët./Noa/