Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i ish-policit Xhelal Reçi, ngjarje kjo e ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Laçit.
Viktima është qëlluar në momentin që sapo kishte parkuar makinën dhe po mbushte ujë pranë biznesit të tij.
Kanë qenë dy persona të cilët fillimisht kanë dalë nga një makinë dhe e kanë qëlluar me tre plumba pistolete.
Vetëm pak pas atentatit u gjet e djegur një makinë disa kilometra larg vend ngjarjes, e cila dyshohet se i përket autorëve.
Në këtë makinë rezultuan targa greke të mbivendosura, ndërsa vetë mjeti rezulton i vjedhur para një muaji në Mbrostar të Fierit. Në brendësi të makinës nuk raportohet se jenë gjetur se sende që mund të ndihmojë grupin hetimor në identifikimin e autorëve.