Dy këngëtaret Fifi dhe Semi Jaupaj kanë një marrëdhënie të tensionuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Madje jo pak herë ato janë përplasur me njëra-tjetrën.
Por disa muaj më parë, artistet kanë patur marrëdhënie të mirë.
Gjatë një bisede me Granit Canën, këngëtarja rrëfeu se kur e njohu Semin, ajo kishte disa muaj që s’kishte konsumuar ushqim, por vetëm pije alkoolike e cigare.
Fifi u shpreh se e kishte ndihmuar shumë kolegen e saj, por kjo e fundit nuk i kishte thënë as “faleminderit” duke u treguar mosmirënjohëse.
Fifi: “Kur erdhi të bëjë këngën në studio, më thotë Flori a e njeh Semin: Unë kisha mendim neutral. Më thotë është gocë e mirë, mbaje afër. Duke qëndruar me të, se vinte çdo natë. Kur dëgjova këngën e saj, kam qarë si fëmijë. Mbasi mora vesh gjendjen e Semit, ajo nuk hante vetëm cigare e alkool, e ilaçe. Kur nisi të rrinte me mua, filloi të hante, të pinte kafe, e gjëra të tjera. Alkool vetëm në darkë. Kur u sëmur, e mora në shtëpi, e mbajta afër sikur e njihja prej vitesh.
Kur hymë këtu, bllok ajo mua dhe unë asaj, kjo kishte inatin pse nuk i kisha kthyer përgjigje me muaj, ia kam lënë seen. Fal, por kur më prek tek ajo që më dhemb, jo. Duhet të kishte thënë ‘Fif ke qenë afër meje’. Situatat që kanë ndodhur brenda, po mi bën nga inati. “Më tha s’më ke kthyer përgjigje”, i thashë: “S’më the as faleminderit”. “S’jam mirë”, shtoi, kishte shtuar dozën e ilaçeve. E pyeta se kush mund ta ndihmonte për tu bërë mirë, mu përgjigj: “Ti”. Jo, Donaldi e Bora të vijnë mirë, se bëjnë më mirë se unë, e kam bërë njëherë, e kam ndihmuar. Por s’ma ka kthyer asnjëherë, shkova në Sarandë, s’kam marrë motrën e vëllain tim, por Semin, edhe kur kam dalë. “Më thoshte, kam nevojë të dal nga këtu”, i kam thënë: “S’do dalësh”, kjo nuk i ka punët mirë. Kam pasur koncert e kam marrë me vete që të dilte nga ajo gjendje, e kam bërë të hajë bukë, me muaj s’kishte ngrënë, vetëm alkool e cigare. Dy javë parë se të hyja brenda më thotë Flori që Semi është në Big Brother. U takova me të dhe mendova se do jem me Semin brenda, por prapë … Ka përdorur sëmundjen e saj, këtë s’ta pranoj kurrë, se kam qëndruar me të para se të hyja brenda, mars-prill-maj. Tre muajt e fundit, s’kemi pasur marrëdhënie të mirë.”